in

Marrëveshja e integrimit. Pikët e lejeqëndrimit kontrollohen on-line

Për të njohur në çdo çast sa pikë ke mund të lidhesh me accordointegrazione.dlci.interno.it. Ja udhëzimet e ministrisë së Brendshme për konsultimin e portalit

Romë, 12 mars 2012 – Nënshkrimi i marrëveshjes së integrimit është vetëm hap i parë, më i thjeshti, që duhet të bëjnë të huajt që vijnë në Itali nga 10 marsi 2012. Pjesa e vështirë vjen pas nënshkrimit, kur do të duhet të  respektohen angazhimet e nënshkruara dhe të mos kryhet asnjë shkelje.

Në sistemin e ri në fuqi nga 10 marsi 2012 për të gjithë të ardhurit e rinj në Itali, çdo sjellje e të huajve do të matet me kredite apo pikë, që do t-i jepen apo do t’i hiqen sipas rastit. Të gjithë e nisin jetën e tyre në Itali me 16 pikë që brenda dy vjetëve duhet të bëhen të paktën 30. Kush nuk ia del ka vetëm një vit kohë për t’ia arritur, përndryshe dëbohet.

Dy tabela të detajuara shpjegojnë si mund të fitohen e si humben kreditet, por nuk do të jetë e nevojshme të shënohen të gjitha në një bllok për të ditur sa pikë keni mbledhur. Duke u lidhur me portalin accordointegrazione.dlci.interno.ittë ministrisë së Brendshme është e mundur në çdo çast të mësohet sa pikë ke e sa të mungojnë akoma për të përmbushur detyrimin e marrë me nënshkrimin e marrëveshjes.

Për të hyrë në portal, herën e parë duhen përdorur të dhënat e përkohshme të marra nga Kuestura o nga Sporteli Unik pas nënshkrimit të marrëveshjes, që lejojnë kompletimin e procedurës së regjistrimit. Për hyrjet e mëpasshme mund të përdoren e-mail-et dhe fjalëkalimi personal, sipas udhëzimeve të ministrisë së Brendshme.  (E.P.)

Marrëveshja e Integrimit dhe lejeqëndrimi me pikë – Speciale

 

Gjuha shqipe dhe vlera e saj në edukimin e fëmijëve të emigrantëve

Amandha Fox. La pornostar polacca si candida a diventare sindaco di Taranto