in

Gërdec. Homazhe në vendin e shpërthimit

Rama: “Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një pazar të korruptuarish”. Zamira Durda që humbi djalin në shpërthim: “Mungesa e drejtësisë na e shton dhimbjen”

Tiranë, 15 mars 2012 – Në 4-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, kur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, u plagosën rreth 300 të tjerë, ndërsa u shkatërruan qindra banesa, u bënë sot homazhe në nderim të viktimave.

Familjarë të viktimave dhe persona të mbetur të plagosur në këtë tragjedi, ish-punonjës, kryetari i PS-së, Edi Rama, deputetë dhe përfaqësues të opozitës bënë homazhe në kraterin, ku ndodhi shpërthimi, katër vjet më parë.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës dha dënimet për të pandehurit e kësaj tragjedie, duke rrëzuar akuzën për vrasje e duke dhënë dënime për shkatërrim prone. Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të familjarëve të viktimave, të cilët akuzojnë drejtësinë për dënimet e dhëna. “Vendimi i gjykatës për ngjarjen tragjike të 4 viteve më parë ishte një poshtërim. Në Shqipëri drejtësia jepet sipas mundësisë për ta blerë. Tragjedia e Gërdecit është një plagë që nuk mbyllet me një farsë gjyqësore. Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një pazar të korruptuarish”, ka thënë sot Edi Rama gjatë vizitës së tij në familjen Durda. “Mungesa e drejtësisë na e shton akoma më shumë dhimbjen”, është shprehur Zamira Durda, nëna e Edisonit, e cila është bërë edhe simboli i kërkesës për drejtësi për Gërdecin.

15 mars 2008 dy shpërthime të fuqishme u ndien në Gërdec, Marqinet, Gjokaj, Muçaj dhe në qytetin e Vorës, duke shkaktuar të vdekur dhe dëme të mëdha në objekte banimi, biznese, shkolla, qendra mjekësore, në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve. Në atë kohë Këshilli i Ministrave miratoi vlerën e dëmeve, që shkoi në rreth 25 milion euro. Qeveria akordoi për familjet e dëmtuara 200 mijë lekë për emergjencë dhe 2 milionë lekë për çdo person të humbur

Elsa Lila: “Jeta ime një vit me Evitën”

Birçe Hasko, mjeshtri i karaktereve, feston 70-vjetorin