in

Arrestohet personi i tretë i akuzuar për vrasjen e Pëllumb Tartarajt

Kërkohej prej dhjetë muajsh 32-vjeçari Eduart Daja i kapur sot në kufi. Është i treti shqiptar i akuzuar për ngjarjen e Vigevanos në maj të vitit të shkuar, kur u vra me armë zjarri 32-vjeçari Tartaraj

Romë, 20 mars 2012 – Është arrestuar sot në kufi i akuzuari i tretë për vrasjen e Pëllumb Tartarajt, 33-vjeçarit të vrarë vitin e shkuar më 21 maj në fraksionin Sforzesca të Vigevanos. Ishte i vetmi që ende kërkohej për vrasjen, pasi në korrik janë dorëzuar pranë forcave të rendit dy personat e tjerë që kanë pranuar vrasjen: Aurel Duka 38 vjeç, dhe Emiljan Sina 30 vjeç, që të dy rezidentë në Vigevano.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga Duka, Sina dhe Daja kanë qenë të tre bashkë kur pasditen e 21 majit kanë hyrë bashkë në lokalin ku ndodhej edhe Tartaraj, kanë pirë një kafe të gjithë bashkë e kanë dalë në rrugë. Ka shumë mundësi që tre miqtë të kenë ftuar Tartarajn t’i ndjekë me makinë gjë që ai nuk ka pranuar pasi duhet të ketë kuptuar kurthin. Në atë çast reagimi i dhunshëm ka qenë i menjëhershëm: Daja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar pesë herë mbi Tartarajn në gjoks e në bark duke e lënë të vdekur në vend.

 

Vigevano. Dy të vrarë e një i plagosur me armë zjarri

I dëbuar nga Italia. Si mund të vij sërish?