in

Biblioteka kombëtare digjitalizon harta të rralla

Dëshmojnë demografinë, etnologjinë edhe historinë e trevave shqiptare nga shekujt XVI – XVIII

Tiranë, 10 prill 2012 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka digjitalizuar hartat që zbulojnë demografinë, etnologjinë edhe historinë e trevave shqiptare nga shekulli i XVI deri XVIII.

Tashmë 54 hartat mund të shihen në faqen online të BKSH-së dhe mund të përdoren lehtësisht nga studiuesit, të cilët e kishin të pamundur t’i konsultonin ato për shkak të kushteve të tyre fizike.  Hartat i përkasin hartografëve të njohur si Mercator, Gastaldo, Cantelli, Coronelli, Sanson, Ortellio, Konard etj dhe puna për digjitalizimin e tyre ka zgjatur 3-4 muaj.

Shefja e sektorit të albanologjisë Behije Luga është shprehur se digjitalizimi i këtyre hartave siguron qasjen pa kufij ndaj tyre, në dallim nga më parë, kur studiuesit e kishin të vështirë për vetë materialin e brishtë të hartave. Realizimi teknologjik nuk ka qenë i lehtë. “Pas një studimi të detajuar dhe të gjatë, pjesa e skanimit ishte e vështirë dhe na pengoi shumë, por falë ndihmës së palodhur të një të riu, ia dolëm mbanë”, tha  Behije Luga në prezantimin e projektit më të ri të BKSH-së.

Projekti që ka nisur prej tre vitesh në këtë institucion, do të vijojë edhe me hartat të cilat ndodhen brenda librave apo vëllimeve të ndryshëm.

Arrestohet në Tiranë Ervin Ferhati i kërkuar nga drejtësia italiane

Lokali racist. “S’ka kafe për afrikanët”