in

Zbulohet në Gjermani grupi kriminal serb që organizon martesa ilegale në vendet e BE-së

Europol në bashkëpunim me policinë gjermane dhe austriake ka arritur të arrestojë nëntë anëtarët të kësaj organizate kriminale serbe, falë të cilëve janë identifikuar edhe 90 persona të tjerë,  bashkëpunëtorë  që kanë favorizuar qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve në vendet e BE-së. Të ardhurat e organizatës kriminale, gjatë kësaj kohe kanë arritur shumën prej 1,5 milion euro, njofton agjencia e lajmeve ‘Presheva jonë’

Hagë, 24 prill 2012 – “Abuzimi me procedurat ligjore është aktualisht një nga mënyrat që më shpesh përdoren nga grupe kriminale për të lehtësuar emigracionin ilegal në BE”, thuhet në një raport të Europol-it, siç raporton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Sipas Europolit, martesat ilegale apo për të siguruar dokumentet janë shtuar së fundi në Austri dhe Gjermani. Në Mynih, policia austriake dhe gjermane, kanë zbuluar dhe shkatërruar së fundi një organizatë që kishte lehtësuar emigrimin e paligjshëm nga Serbia në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë hetimeve të koordinuara nga fundi i vitit 2011 deri në fund të marsit 2012, tre anëtarë të rëndësishëm të organizatës kriminale janë arrestuar në Austri dhe mëse 20 kontrollime në  shtëpi të të dyshuarve janë zhvilluar në Gjermani. Sipas Europolit, bëhet fjalë për një organizatë kriminale serbe që vepron në Austri e që ka favorizuar emigracionin klandestin të serbëve në BE që prej vitit 2007, duke u siguruar  atyre karta qëndrimi deri në 5 vjet. Anëtarët e këtij grupit kriminal nga Serbia kanë arritur të fitojnë deri në rreth 15.000 euro për person për shërbimet e ofruara. Shpesh organizata ka shfrytëzuar edhe gra austriake, të cilat i “kanë martuar” me burrat e sjellë nga Serbia. Praktikisht kanë përdorur dokumentet e tyre personale për të prodhuar certifikatat e falsifikuara të martesës e në ndonjë rast  gratë  u detyruan të martohen me klientët serbë. “Burrat“  e tyre  u sollën më pas në Mynih, ku ata mund të regjistroheshin  në adresën e “bashkëshortes”.

Deri më tani, Europol në bashkëpunim me policinë gjermane dhe austriake ka arritur të arrestojë nëntë anëtarët të kësaj organizate kriminale serbe, falë të cilëve janë identifikuar dhe 90 persona tjerë  bashkëpunëtorë. Deri më sot, 17 persona janë dënuar me burg ose dënohet me një gjobë. Të ardhurat e organizatës kriminale serbe, sipas Europol, gjatë kësaj kohe janë vlerësuar të arrijnë shumën prej 1,5 milionë euro.

Presheva Jonë

Lexo edhe: Të martohesh për dokumente

Zgjidhet monumenti fitues i 100 vjetorit të pavarësisë

Arrestohen dy 45-vjeçarë për 5 kuintalët e drogës të gjetur të dielën në bregdet