in

Papa Benedikti XVI pret presidentin Topi

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me bashkëshorten dhe një delegacion zyrtar janë në vizitë zyrtare në Vatikan

Romë, 5 maj 2012 – Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u pritën sot paradite në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.

Papa duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe harmoninë fetare, ka deklaruar se Vatikani mbështet Shqipërinë drejt integrimit në BE. “Vatikani do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për zhvillimin të mëtejshëm të vendit në të gjitha fushat, por dhe në realizimin e aspiratës integruese për në Bashkimin Evropian, edhe në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së saj”, është shprehur Papa Benedikti XVI.

Pasi falënderoi Papën Benedikti XVI për nderimin e veçantë, dhe nënvizoi kënaqësinë e vlerësimin e madh për këtë takim të rëndësishëm, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, të konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve shqiptare, sidomos në drejtim të ruajtjes e forcimit të bashkëjetesës e harmonisë fetare në Shqipëri. Duke risjellë në vëmendje e me krenari faktin që “tashmë janë shënuar më se 20 vjet të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, në rang Nunziature Apostolike”, Kryetari i Shtetit vuri në dukje “rolin e madh të Kishës Katolike në zhvillimet shpirtërore, kulturore e arsimore në shoqërinë shqiptare”, duke shprehur besimin se “Vatikani do të jetë gjithmonë në krah të përpjekjeve e aspiratave të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e rëndësishme dhe e dobishme e familjes së madhe evropiane”.

Duke folur mbi zhvillimet më të fundit në vendin tonë e në rajon, Presidenti Topi u shpreh se “Shqipëria sot është një vend demokratik dhe anëtar i NATO-s, respektues i të gjitha besimeve fetare dhe e vendosur në mbështetjen e perspektivave integruese evropiane edhe të vendeve të tjera të Ballkanit”, duke shprehur në këtë kuadër besimin në mbështetjen e plotë të Shtetit të Vatikanit, dhe të vetë Papës Benedikti XVI.

Në kuadër të vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Republikës e ftoi Atin e Shenjtë, Papa Benediktit XVI që të vizitojë Shqipërinë, ftesë e cila u pranua me shumë kënaqësi dhe vizita do të realizohet në një kohë të përshtatshme.

Takimi i Topit me Papën është mbajtur në një nga mjediset kryesore të Kishës Katolike të Vatikanit, në Romë, në prani të personaliteteve të larta të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Rrok Logu.

Gjatë vizitës zyrtare në Selinë e Shenjtë, zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarcisio Bertone. Dje presidenti një takim sot pasdite me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’Egidio-s”, Imzot Vincenzo Paglia dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie të njohur fetare.

Edi Rama takon kryebashkiakun e Firences

Politikanët shqiptarë mësyjnë Italinë