in

Bruksel, PE mblidhet për Shqipërinë, “Presim rezultate konkrete”

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan, u kërkon përfaqësuesve të Shqipërisë në komisionin për marrëdhëniet me Jashtë në PE rezultate konkrete e të prekshme

Bruksel, 14 maj 2012 – “Ka ardhur koha, që të kemi rezultate konkrete nga Shqipëria”. E ka thënë eurodeputeti Eduard Kukan drejtuar përfaqësuesve të Shqipërisë gjatë seancës së posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ku merrnin pjesë edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të  Jashtme, Edmond  Haxhinasto, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Ditmir Bushati.

Seanca u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, eurodeputeti gjerman Elmar Brok, ndërsa në panel do ishin Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati.

Duke vlerësuar dialogun e arritur mes palëve, Kukan bëri thirrje për intensifikim të këtij dialogu, për të arritur kompromisin, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të ecet përpara.

“Është mirë që marrim disa lajme të mira nga Tirana. Koha ecën shpejt, zgjedhjet presidenciale janë afër, duam rezultate të kënaqshme. Unë personalisht jam i kënaqur që situata politike ka ndryshuar. Duhet të vazhdoni me rrugën e kompromisit sic ju kemi nxitur neve”, tha Kukan.

Ai deklaroi më tej se bashkëpunimi mes palëve politike, bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare por edhe me BE duhet të kthehet në rezultate konkrete.

“Do të doja ta shikoja vendin tuaj të ecte përpara. Kur të zbatohen dhe të materializohen reformat vetëm atëherë mund të ecet përpara, mund të merrni statusin”, shtoi Kukan.

Haxhinasto: “Integrimi europian, objektiv madhor për Shqipërinë”

Zëvendës kryeministri Haxhinasto bëri me dije se marrëveshja ndërpartiake e nëntorit të kaluar shënoi pjesëmarrjen e plotë të opozitës në Parlament dhe angazhimin e përbashkët për një dialog konstruktiv dhe efikas në Parlament. Ai theksoi se përparimi drejt zbatimit të 12 prioriteteve të Komisionit Evropian kërkon një aksion të vërtetë kombëtar, përfshirë Qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile, dhe se kjo ishte qasja me të cilën u rishikua dhe miratua Plani Kombëtar i Veprimit, çka u evidentua dhe gjatë vizitës së Komisionerit Fyle në Tiranë.

Duke u ndalur tek zgjedhja e Presidentit të Republikës,  zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, vuri në dukje se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri duhet të jetë në përputhje me frymën dhe gërmën e Kushtetutës. Në përfundim ai bëri një pasqyrë të arritjeve të deritanishme për çdo prioritet sipas masave të parashikuara në Planin e Veprimit. Më pas ai u ndal në politikën e jashtme të Shqipërisë në drejtim të Ballkanit Perëndimor dhe iu përgjigj pyetjeve të eurodeputetëve.

Bushati: “Qeveria të kthejë premtimet në vepra”

Kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati duke theksuar kontributin e opozitës në përmbushjen e angazhimeve, tërhoqi vëmendjen se qeveria duhet ti kthejë fjalët në vepria. Bushatit nënvizoi se zgjedhjen e gjyqtarëcve kanë qënë në politizuara.

 “Zgjedhjet në Gjykatatën e lartë dhe Kushtetuese kanë qënë të politizuara, pjeaa më e madhe e zgjedhur nga presidneti Topi janë hedhur poshtë nga parlamenti. Gjykata kushtetuese do të ketë 8 anëtarë jo vetëm 9. Këto fakte tregojnë rëndësinë për të siguruar një proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit. Gjyqësori, mbrojta dhe shërbimi demokratik janë të rëndësishme, lufta kundër kossupsioni, në gjyqësor, e drejta e pronës dhe antidiskiminimi kundër komunitetit rom, Jmei të gatshëm të heqim imunitetin, do japin kontributin tonë për të cuar para reformën dhe për t’i mbikëqyrur nëse zbatohen siç duhet, kërkojmë që qeveria ti ktheje fjalët në vepra”,- deklaroi Bushati.

Bregu: “Na vlerësoni për arritjet”

Pasi përshëndeti europarlametarët për mbështetjen e tyre gjatë procesit të  integrimit, ministrja Bregu i kërkoi deputetëve prezentë në seancë ta vlerësojnë Shqipërinë duke u bazuar në  ato çka vendi ka arritur. 

Ministrja Bregu theksoi se brenda një periudhe të shkurtër, që nga nëntori 2011 Shqipëria ka bërë  hapa të mëdha përpara. Përsa i përket bashkëpunimit/dialogut politik ministrja u shpreh se ka një frymë  të  përbashkët  dialogu, i cili tregon shenjat e një  maturie politike e nevojshme për të ecur përpara me procesin. 

Ministrja u ndal  gjithashtu tek çështja e imunitetit për të cilën u shpreh se maxhoranca është gati tani t’i japë zgjidhje dhe nuk ka pse të zgjatet  më tej. “Heqja e kësaj pengese në luftën kundër korrupsionit është një domosdoshmëri, e cila mund të vlerësohet nga Komisioni Evropian si një parakusht për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit”, tha ajo. 

La poesia albanese a Torino

Universiteti Kristal e politika shqiptare