in

Dhimbje dhe ankth mes studentëve dhe banorëve të Elbasanit

Ka tronditur rëndë studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe banorët e Elbasanit lajmi i vdekjes së të rinjve në aksidentin e Himarës që mëngjesin e të hënës ishin nisur për ekspeditë dhe që do ktheheshin në mbrëmjen e së enjtes.

Elbasan, 22 maj 2012 – Studentët e gjuhë-letërsisë dhe të degëve të tjera të universitetit Aleksandër Xhuvani dhe qytetarë të shumtë elbasanas, u grumbulluan pasditen e së hënës para hyrjes së universitetit dhe kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për shokët e tyre që humbën jetën apo u plagosën në aksidentin e Himarës. Gjendja psikologjike e studentëve është mjaft e rënduar, sidomos për ata që kanë pasur shokët e tyre të ngushtë në këtë ekspeditë. Mungesa e komunikimit në telefon mes tyre, dhe mosnjohja e identitetit të viktimave dhe të të plagosurve ka shkaktuar panik tek studentët që nuk kanë marrë pjesë në ekspeditë.  Krah  tyre edhe qytetarë të shumtë elbasanas.

Policia e Elbasanit ka mbërritur në universitet dhe ka kërkuar listën me emrat e studentëve që janë nisur për ekspeditë. Sipas të dhënave nga universiteti në autobusin e rrëzuar ishin studentët e grupit A dhe B, të gjitha vajza. Autobusi me të cilin po udhëtonin ishte ishoqërisë “Llixha 2001” me pronar Arjan Dakën.

 

Aksidenti i Himarës në mediat italiane

22 maji ditë zie. Shqipëria nderon kujtimin e viktimave të aksidentit rrugor në Himarë