in

Tërmeti tund sërish veriun e Italisë

Deri më tani numërohen 16 viktima, qindra të plagosur dhe shkatërrime të reja të ndërtesave të vjetra e të monumenteve nga tërmetet e 29 majit (ne perditesim)

Termet ne veri te Italise

Rome, 29 maj 2012 – Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në zonën e Modenës, në verilindje Italisë, është ndier nga Toscana deri në Aosta ne oren 9 te mengjesit. Një tjeter në 12.56 (5,3) ballë dhe në 13.1 (5,1 ballë). Deri më tani numërohen 16 viktima dhe qindra të plagosur dhe shkatërrime të reja të ndërtesave të vjetra e të monumenteve. Më të goditurat janë San Felice sul Panaro, Mirandola, Finale Emilia, e qytete të tjera në Emilia, zona ku edhe tërmeti i 20 majit solli vdekje e shkatërrime.

22.00 – Emilia në gjunjë. Bilanci i tërmeteve të sotme

Dhjetëra tërmete pak a shumë të ndjeshëm, por tre shkatërrimtare: një në orën 9 (5,8 ballë), një në 12.56 (5,3) ballë dhe në 13.1 (5,1 ballë) kanë sjellë vdekje dhe shkatërrim në Emila, kryesisht në zonat e Modenës dhe të Ferrarës. Deri në darkë janë nxjerrë nga gërmadhat e kapanoneve industriale, shtëpive dhe të kishës 16 të vdekur. Nën gërmadha ende kërkohet një i humbur.

Të plagosurit janë me qindra, nga këta 12 në gjendje të rëndë me trauma të rënda.

Në Emilia po kalojnë natën jashtë shtëpive të tyre 14 mijë persona, gjashtë mijë që nga tërmeti i 20 majit që goditi të njëjtat zona e tetë mijë të tërmetit të sotëm.

I vetmi lajm i mirë arrin në mbrëmje kur nga rrënojat e një pallati krejtësisht të shembur në Cavezzo u nxor e gjallë një grua 65 vjeçe që kish mbetur për orë të tëra nën gërmadha e mbrojtur nga shpinorja e krevatit.

Fshatra të tërë të rrafshuar, qendra historike, kisha e kështjella të shkatërruara. Dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Kush janë 16 viktimat e tërmetit

Katër të vdekur në Cavezzo, tre në San Felice sul Panaro, tre në San Giacomo Roncole dhe tre në Medolla

Ka shkuar në 16 numri i viktimave të tërmetit të sotëm që ka goditur Emilian. Mungojnë akoma edhe 5 persona për të cilët po vazhdohet të gërmohet mes gërmadhave.

Tre persona kanë humbur jetën në San Felice sul Panaro nën rrënojat e kapanonit të ndërmarrjes Meta:  janë Gianni Bignardi, inxhinier, 62 vjeç nga Mirandola; shefi i repartit Mohamad Azarg, 46 vjeç, baba i dy fëmijëve, maroken rezident në Finale Emilia; punëtori indian Kumar Paëan, 27 vjeç, baba i dy fëmijëve, rezident në Finale Emilia.

Në Mirandola ka humbur jetën Mario Mantovani, 64 vjeç, i zënë poshtë rrënojave të Aries Biomedicale.

Tre të vdekur edhe në ndërmarrjen Haemotronic të Medollas. Njëri është Paolo Siclari, 37 vjeç nga Messinaqë kishte emigruar në veri për punë në vitin 2001. Trupat e dy personave të tjerë të nxjerrë pak kohë më parë ende nuk janë identifikuar. Akoma vazhdojnë kërkimet për personin e katërt që gjendet nën kaparonin e shembur.

Tre persona të tjerë kanë humbur jetën në shembjen e BBC-së në San Giacomo Roncole. Nën rrënojat e fabrikës që prodhon përbërës mekanikë për sektorin biomjekësor kanë mbetur një prej tre titullarëve të ndërmarrjes, enea Grilli 64 vjeç dhe dy punëtorë Eddi Borghi dhe Vincenzo Grilli, të dy 39-vjeçarë.

Në Concordia ka humbur jetën imzot Sergio Cobellini, 68 vjeç, i goditur nga një oxhak teksa ishte në rrugë, sapo kishte dalë nga banka në qendër të qytetit.

Në Rovereto di Novi ka humbur jetën imzot Ivan Martini, 65 vjeç nga Cremona, teksa përpiqej të shpëtonte sende me vlerë të kishës së Shën Katerinës.

Katër të vdekur në Cavezzo. Janë identifikuar Daniela Salvini, 42 vjeç, llogaritare në fabrikën e mobilieve Malavasi; Iva Contini, 56 vjeç, që punonte në Colorificio Oece; Enzo Borghi, 78 vjeç, pensionist që humbi jetën ndërsa shkonte të verifikonte dëmet e një shtëpie. Mes të humburve Liviana Santini, 58 vjeçe.

16.00 – Në Sassuolo nevojitet ujë i pijshëm

Në vendet e tërmetit “nevojitet me urgjencë ujë i pijshëm”. Këtë pohojnë nga Mbrojtja Civile e Sassuolos, në punë tashmë prej nëntë ditësh, që ftojnë qytetarët të kontribuojnë me ujë të pijshëm në ndihmë të popullsisë së goditur nga tërmeti.

“Kush ka mundësi dhe dëshirë të sjellë shishe uji në magazinën e komunës, nga ku niset vazhdimisht një furgon që i shpërndan atje ku ka nevojë”. 

Avis: “Situata aktuale është nën kontroll, por dhuroni gjak për të mos krijuar mangësi”

Edhe pse situata është nën kontroll përsa u përket rezervave të gjakut në zonat e goditura nga tërmeti, por edhe në mbarë Italinë, AVIS e Emiglia Romagnas fton dhuruesit e gjakut të japin gjak për të mos pasur probleme në të ardhmen. “Sistemi Krahinor i Gjakut është plotësisht i aftë të garantojë sasitë e nevojshme të gjakut dhe të plazmës të nevojshme për çdo krahinë e provincë, edhe ato të goditura nga tërmeti”. Por gjithsesi, “dhuruesit të vazhdojnë të japin rregullisht gjak në mënyrë që të mos krijohen mangësi në rezervat aktuale”.

Pd hap llogari bankare për zonat e dëmtuara nga tërmeti

PD ka vënë në dispozicion një llogari bankare ku mund të derdhen shuma në favor të zonave të goditura nga tërmeti i sotëm.

IBAN:  IT02 N031 2702 4100 0000 000 1 494
UNIPOL BANCA
në emër të:
“EMERGENZA TERREMOTO EMILIA – ROMAGNA” – Partito Democratico Emilia-Romagna
arsyeja:

TERREMOTO EMILIA – ROMAGNA

15.20 –  Arrin në 15 numri i viktimave

Vazhdon të përkeqësohet bilanci i tërmetit që ka goditur Emilian. Sipas deklaratës së fundit të kreut të Mbrojtjes Civile, Franco Gabrielli ka arritur në 15 numri i viktimave. 

15.00 – Mbyllen zyrat e shkollat, hotelet hapin dyert për të pastrehët

Ja lista e hoteleve të gatshme t’u japin strehë të mbeturve jashtë shtëpive të tyre. Per Mbrojtjen Civile do te jene rreth 6.00 mije te evakuuarit e termetit te sotem te cileve u duhet gjetur nje sistemim e qe u shtohen 7.500 te tjereve te termetit te 20 majit.

Holiday Inn Ravenna, Via Enrico Mattei 25, 0544-455902
Hotel Astra (Ferrara), Viale Cavour 55, CAP 44121, tel. 0532-206088
Hotel Sporting di Campagnola Emilia (Reggio Emilia), tel. 0522-75484 392-3556690
Don Alberto di Argelato (BO), via Funo 14, ospita sfollati. Alberto.maria.d@alice.it tel.051-861505 333-5227908 338-3879861
Hotel Commodore Cervia, via Lungomare Grazia Deledda 126, CAP 48015, Cervia (Ravenna) 0544-71666
Hotel Perla Verde Milano Marittima, viale 2 Giugno 144, CAP 48015 Milano Marittima (Ravenna) 0544-994014
Hotel President Cervia, via Irpinia 16, CAP 48015, Cervia (Ravenna), 0544-987470

14.30 – Shkon në 13 numri i viktimave

Katër viktima e tre persona që kërkohen akoma nën gërmadhat e ndërmarrjes Haemotronic në Medolla të Modenës është bilanci i rëndë në Medolla. Pas dridhjeve të forta të tokës në orën 13, zjarrfikësit kanë rinisur punën për nxjerrjen nga gërmadhat e fabrikës së tre personave të mbetur nën to.

14.30 – Tërmeti pa fund

Toka vazhdon të dridhet në veri të Italisë. Nga ora 9 e mëngjesit (tërmet 5,8 ballë të shkallës rihter) ka pasur rreth 40 tërmete të tjerë nga të cilët më të fortët në 12.56 (5,6 ballë), në 13.00 (5,3) dhe 13.01 (rreth 5,1 ballë).

Apelet e forcave të ndihmës së shpejtë, të komunave, të Mbrojtjes Civile, për zonat e goditura është të përdorin celularët vetëm për emergjenca për të mos bllokuar rrjetin, të heqin fjalëkalimin e rrjeteve private wi-fi për t’u mundësuar të gjithëve komunikim të gjerë.

Numrat e emergjencës të vënë në dispozicion janë: Ferrara: 0532771546 – Modena: 059200200 – Mirandola: 0535611039 – San Felice: 800210644 – Cento: 3332602730

13,30 – Arrin në 11 numri i viktimave

Janë të paktën 11 viktimat e deritanishme të tërmetit të mëngjesit të sotëm. Tre persona kanë vdekur në San Felice sul Panaro nën rrënojat e një kapanoni industrial. Dy të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e një tjetri në Mirandola. Dy persona kanë humbur jetën në shembjen e shtëpive të tyre në Concordia dhe Finale Emilia. Një tjetër viktimë është famullitari i Rovereto sul Secchia. Një grua ka mbbetur e vdekur nën rrënojat e fabrikës së mobilieve në Malavasi.

Viktimat e San Felices janë Kumar Pawan 31 vjeç nga Punjab dhe Mohamad Azaar 45 vjeç nga Maroku. Në San Felice, viktima e tretë është një inxhinier italian emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur .

10.00 – Termet ne Modenese. Vdekje e shkaterrime

Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në zonën e Modenës, në verilindje Italisë,  është ndier nga Toscana deri në Aosta. Deri më tani numërohen 2 viktima, disa të plagosur dhe shkatërrime të reja të ndërtesave të vjetra e të monumenteve. Më të goditurat janë San Felice sul Panaro, Mirandola, Finale Emilia, e qytete të tjera në Emilia, zona ku edhe tërmeti i 20 majit solli vdekje e shkatërrime.

Dëmtime të shumta në ndërtesa ka në Cavezzo, ku burime nga Komuna thonë se është shkatërruar ¾ e fshatit. Në Finale Emilia është shembur kështjella, por edhe shume banesa. Në Mirandola është shembur kryekisha.

Të shumta problemet në të gjithë veriun e Italisë: bllokimi i linjave telefonike, bllokimi apo ngadalësisimi i trenave, largimi i njerëzve nga shkollat, spitalet e zyrat publike në qytete të ndryshme nga Firence në Aosta.

 

 

La Lega Nord contro Tim: “No a pubblicità in lingua straniera”

Kurs shqipeje në Montegrotto Terme të Padovës