in

Kurs shqipeje në Montegrotto Terme të Padovës

Nga shtatori nis një kurs gjuhe shqipe edhe në Montegrotto Terme të Padovës. Regjistrimet më 3 dhe 10 qershor

Romë, 29 maj 2012 – Edhe në provincën e Padovës ku jetojnë rreth 8 mijë shqiptarë, vitin e ardhshëm shkollor do të hapet kursi i gjuhës shqipe për fëmijë. E ndërsa në shkollën e Scanderbeg të Parmës ndahen dëftesat e festohet fundi i vitit të tretë shkollor të gjuhës shqipe, në  Montegrotto nisin regjistrimet.

Ai do të mbahet në shkollën Vivaldi, rruga Claudiana, 5 në Montegrotto Terme, të martë ose të enjten, sipas mundësive të shkollës nga ora 16.30 deri në 17.45 për moshat 7-10 vjeç dhe nga 17.45 deri më 19.00 për fëmijët nga 10 deri në 15 vjeç.

Ky kurs organizohet nga “Aquasport Terme Asd” falë vullnetit të mirë të Erida Çelës, në bashkëpunim me Istituto Comprensivo të Montegrotto Terme. Mësimet do të mbahen nga Valbona Meha, mësuese e diplomuar në universitetin e Shkodrës.

“Për të ditur pak a shumë sa fëmijë do të kemi, për t’u organizuar sa më mirë e për të mbledhur materialin e nevojshëm shkollor, kemi menduar që regjistrimet t’i bëjmë herët, që më 3 dhe 10 qershor” shpjegon Erida Çela për shqiptariiitalisë.com.

Tani për tani organizuesit mendojnë të sjellin në bankat e shkollës shqipe fëijët e zonës, “por pse jo, aty mund të vijnë edhe fëmijë nga Padova që është vetëm 15 km larg nesh” – thotë Çela. Ndaj ajo fton të gjithë prindërit e interesuar të shkojnë më 3 dhe 10 qershor 2012 nga ora10:00 deri në 12:00 në Sallën e Shoqatave të Pallatit të Kongreseve (via Scavi 14) të Montegrottos të regjistrojnë fëmijët e tyre për vitin e ardhshëm shkollor.

 

Lexo edhe:

Tërmeti tund sërish veriun e Italisë

Terremoto in Emilia: muoiono operai immigrati sotto i capannoni