Po punonte me një koleg në për lyerjen e disa pusetave të ujërave të zeza në Castiglione Olona të Vareses. Janë ndier keq që të dy për shkak të gazrave toksikë të bojërave
Romë, 29 maj 2012 – Një punëtor shqiptar, 42 vjeç, ka vdekur në spital ku ishte çuar me urgjencë bashkë me një koleg të tij 29 vjeç italian, që i ka shpëtuar vdekjes por ndodhet akoma në gjendje të rëndë.
Dy punëtorët, të Seprio Srl, kanë mbetur të toksikuar gjatë punës për mirëmbajtjen e pusetave. Ishin në brendësi të pusetës, në katër metra thellësi, kur u janë marrë mendt e u ka rënë të fiktë nga thithja e gazrave të bojës, material toksik, me të cilën lyenin paretet e kolektorit të ujërave të zeza. Kjo punë i kushtoi jetën 42-vjeçarit shqiptar rezident në Lomazzo, ndërsa gjendja mjekësore e 29 vjeçarit nga Tradate është shumë e rëndë.
Fatkeqësia ka ndodhur në sheshin XXIV Maggio të Castiglione Olona, rreth orës 16.30 të të martës (29 maj). Ajo që duhet të ishte një punë rutinë, papritur u kthye në tragjedi. Dy kolegët e futur në puset kanë humbur ndjenjat dhe kanë qenë kolegët në sipërfaqe që e kanë kuptuar pak a shumë ç’po u ndodhte dhe i kanë nxjerrë. Është thirrur ndihma e shpejtë që ka ndërhyrë bashkë me zjarrfikësit dhe kanë dërguar menjëherë në spital dy personat e helmuar. Për 42-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë, pas pak orësh ka dhënë shpirt në spital, kolegu i tij 29 vjeç vazhdon të luftojë me vdekjen.