Një shqiptar në Suzzano di Rivergaro (Piacenza) hipën në vinç e kërcënon të hidhet prej 15 metrash lartësi nëse nuk i japin paratë që i detyrohen
Rome, 31 maj 2012 – Një shtetas shqiptar 52-vjeçar ka mbajtur pezull në mëngjesin e sotëm forcat e rendit dhe banorët e Suzzano di Rivergaro (Piacenza). Rreth orës tetë të mëngjesit ai hipi në vinçin 15 metër të lartë të një kanieri dhe kërcënoi vetëvrasjen. Karabinierëve dhe zjarrfikësve që ndërhynë në vendngjarje ai u shpjegoi se kërkonte pagesën e një shume të madhe nga ana e një sipërmarrësi vendas. Prej kohësh shqiptari kërkonte t’i paguhej puna e kryer, por deri tani kishte marrë vetëm premtime.
Bëhet e ditur se personi ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe vetëm falë bisedës me njërin prej karabinierëve që kishte shkuar në vendngjarje, ai u bind të zbresë. Dëshpërimi i artizanit shqiptar dhe gjendja e tij, shtynë forcat e rendit që pas një etape në kazermë, ta shoqëronin në spital për ta qetësuar. Më pas karabinierët duket se janë lidhur me sipërmarrësin debitor e që me sa duket është në vështirësi ekonomike për shkak të krizës. Edhe këtë herë ka premtuar shlyerjen sa më shpejt të borxhit.