in

Kosova do të ketë shumë shpejt udhëzuesin për liberalizimin e vizave

Kosova nis zyrtarisht rrugën për liberalizimin e vizave në zonën Schengen

COREFOR, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, finalizuan tekstin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Udhërrëfyesi përmban një sërë kushtesh që institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në zonën “Schengen”. Komisionerja për Çështjet e Brendshme e Unionit, Sesilia Malmstrom, shkroi në rrjetin social “Twitter”: “Jam shumë e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm”.

Komisioni Europian nisi dje në Bruksel edhe dialogun e strukturuar me Kosovën për sundimin e ligjit. Në Bruksel ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Gjatë këtij takimi, Autoritetet e Bashkimit Evropian janë shprehur se më 14 qershor Kosovës do t’i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Dialogu i strukturuar për sundimin e Ligjit do të ofrojë një forum të nivelit të lartë për të vlerësuar rregullisht përparimin e Kosovës në fushën e gjyqësorit dhe luftës, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në përfundimet e takimit të parë të 30 majit në Bruksel thuhet se Komisioni Evropian ka theksuar që qëllimi i këtij dialogu është të ndihmojë Kosovën në përballjen e çdo sfide lidhur me këto fusha.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, KE ka nënvizuar rëndësinë e përmirësimit të mundësive të Kosovës për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht në mënyrë efektive rastet e krimit të organizuar ndër-kufitar, sidomos trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Në takim është theksuar nevoja për rritjen e përpjekjeve për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin, ashtu si edhe nevoja për krijimin e mundësive për trajtimin e pasurive të përfituara nëpërmjet këtyre krimeve serioze. Sa i përket gjyqësorit, Komisioni ka nënvizuar rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe efikas. Në vazhdimësi të përparimit të shënuar në miratimin e ligjeve, Kosova është inkurajuar që të ndjekë reformën gjyqësore për të fuqizuar më tej pavarësinë, paanshmërinë dhe transparencën. Sfida mbeten zvogëlimi i mëtejshëm i numrit të rasteve të pazgjidhura, sigurimi i një buxheti të mjaftueshëm për funksionimin e gjykatave, ristrukturimi i zyrave, si dhe plotësimi i vendeve të lira të punës për pakicat kombëtare, thuhet mes tjerash në përfundimet e takimit të sotëm.

 

Politikë kombëtare për shkollat shqipe në diasporë

Kërcënon të vrasë veten nëse nuk e paguajnë