in

Edhe 7 mijë euro për të shpëtuar Alketin

Janë mbledhur 13 mijë euro për Alketin. Përfaqësuese të shoqatës Patronesse kanë besim se brenda javës shuma e nevojshme do të arrihet të mblidhet. Ndërkaq në Shqipëri po punohet për mbledhjen e dokumenteve të nevojshme dhe nxjerrjen e pasaportës për vogëlushin.

Garë solidariteti për AlketinRomë, 18 qershor 2012 – “Deri tani, në llogarinë e hapur për mbledhjen e fondeve për Alketin janë derdhur 13 mijë euro”. Na e thotë Milena Fiore, kryetare e shoqatës Patronesse që prej gjashtë ditësh ka nisur një fushatë për sigurimin e shumës prej 20 mijë eurosh, të nevojshme për kurimin dhe qëndrimin në Itali të vogëlushit jetim që duhet operuar në zemër.

Ndërkaq, e bindur që brenda kësaj jave do të arrihet shuma e nevojshme, shoqata po organizon konkretisht shtrimin e tij në spital që me “me siguri do të ndodhë javën e ardhshme”. Nga ana tjetër, në Shqipëri po punohet për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme për udhëtimin jashtë shtetit të vogëlushit dhe të një shoqërueseje.

Shqiptari i Italisë mbështet fushatën e mbledhjes së fondeve dhe u bën thirrje sipërmarrësve, shoqatave e të gjithë shqiptarëve në Itali të ndihmojnë me sa të munden për të arritur sa më parë shifrën e nevojshme për të sjellë në Itali Alketin në mënyrë që të operohet e t’i sigurohet një jetë normale dhe e gjatë.

Kontributi mund të jepet në llogarinë bankare pranë Unicredit Ancona me këto koordinata: “Associazione Patronesse”- causale del versamento: “Dedicato a Alket” – IBAN  IT17G0200802619000102099102

Shqiptari i Italisë

Perché Grillo non risponde alle domande di stranieriinitalia.it?

Brescia. Apeli ul me 4 vjet dënimin e Hamit Luçit që vrau punëdhënësin