in

Korrigjim Gabimi – Është Lida Rragami organizuesja e kongresit të Gruas shqiptare

Vetëm Lida Rragami është organizuese e kongresit të parë mbarëkombëtar të Gruas shqiptare, të mbajtur në Tiranë më 9 e 10 qershor

Para pak ditëve botuam në këto faqe, një shkrim me titull “Zhvillohet në Tiranë kongresi i parë mbarëkombëtar i Gruas shqiptare” ku mes të tjerash thuhej që “Nismëtare të këtij evenimenti janë dy gra shqiptare në diasporë, Vitore Leka Stefa, shkrimtare e aktiviste shoqatash që prej vitesh jeton në Trieste dhe Lida Rragami, Angli”.

Dy dyja zonjat e përmendura në shkrim deklarojnë se lajmi është i gabuar: vetëm Lida Rragami është organizuese e këtij kongresi. Ndaj u kërkojmë ndjesë atyre dhe publikut për keqinformimin.

Burimi i lajmit ishte Agjencia Telegrafike Shqiptare, ATSh, e vetmja shtetërore, dhe si të tillë, e mendonim të besueshme.

Redaksia

Brescia. Apeli ul me 4 vjet dënimin e Hamit Luçit që vrau punëdhënësin

Emigrantët braktisin Janinën