in

Babai shpëton fëmijët e humbet jetën

Arben Mojshi 37 vjeç ka humbur jetën duke shpëtuar dy fëmijët e tij nga ujërat e lumit Tanaro

U deshën orë të tëra kërkimesh të zjarrfikësve e polumbarëve, të ndihmuar nga një helikopter për të gjetur trupin e 37 vjeçarit shqiptar Arben Mojshi, i mbytur në lumin Tanaro, në zonën e Antignano Asti.

Ditën e diel ai kishte shkuar bashkë me familjen për të kaluar një të djelë shlodhëse pranë lumit. Me sa dihet deri tani fëmijët e tij, 6 dhe 8 vjeç, kanë rrezikuar mbytjen, të rrëmbyer nga uji. I ati është hedhur menjëherë në ujë dhe i ka nxjerrë në breg, por për arsye që nuk dihen, ka humbur ekuilibrin dhe është përfshirë nga rryma e fortë.

Forcat e shpëtimit kanë kërkuar për orë të tëra pasdite dhe në mbrëmje, me shpresën për ta gjetur gjallë. Gjatë natës trupi i 37-vjeçarit u gjet pranë vendit të tragjedisë, mes disa blloqesh betoni.

Legalizimi i punonjësve të huaj të parregullt. Qeveria ka nisur punën

Mutui prima casa, il 6% a coppie miste