in

Itali-Kosovë, bashkëpunim në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë

Rome, 28 qershor 2012 – Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Itali, u prit sot nga ministri i Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore i Italisë, Lorenzo Ornaghi.

Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë dhe konkretizimi i tij përmes një marrëveshje ndërshtetërore, ishte temë kryesore e takimit mes dy ministrave, bëri të ditur Ministria kosovare.

Ministri i Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore të Italisë, Lorenzo Ornaghi, vlerësoi se Kosova ka bërë progres në ndërtimin e institucioneve dhe një shoqërie demokratike. Ai përgëzoi ministrin Krasniqi për  arritjet në trashëgimi dhe kulturë, duke thënë se Italia ka qenë dhe do të jetë një mbështetëse e Kosovës në këtë drejtim.  Ai e vlerësoi të rëndësishme konkretizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të dy fushat, kulturë dhe trashëgimi. 
Ministri Ornaghi shtoi se Italia do të jetë përherë e gatshme që të ofrojë ekspertizën më të mirë në administrimin e të këtyre fushave, duke u shprehur i gatshëm që ministria që ai drejton të mbështesë MKRS-në në shtimin e kapaciteteve në administratë dhe rritjen e efikasitetit dhe punës profesionale.

Të dy ministrat ranë dakord të kenë një komunikim edhe më të shpeshtë më qëllim thellimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit.

 

Tasse e imposte in Italia. Breve guida fiscale

Com’eravamo – Nel decennale della monarchia