Rreth një milion bij emigrantësh në Itali jetojnë pa të drejta qytetarie. Për shkak të Bossi-Finit dhe të ligjit të vjetëruar italian që nuk i njeh ata. Golat e Balotellit janë edhe për të gjithë ata
Italia shkon në finale falë një ndeshjeje thuajse të përkryer – po të mos konsiderosh penalltinë në minutat e fundit, e mjaftueshme për të vënë pak në ankth zemrat e tifozëve – e padyshim falë Mario Balotellit. Në gjashtëmbëdhjetë minuta, në fillim me kokë e më pas me këmbë, Balotelli u “thyen brinjët” gjermanëve dhe imazhi i tij me kraharorin jashtë që shëtit mbarë botën kthehet në simbol i skuadrës italiane të këtij Europiani.
Por Balotelli shkon më tej. Një tjetër i mazh i gjigandit të zi në përqafimin e ngrohtë me nënën e tij italiane në fund të ndeshjes do të shënojë natën e paharrueshme të 28 qershorit.
Balotelli është djali me ngjyrë i Italisë së shekullit XXI. Është këto ditë përfaqësuesi më i famshëm G2, brezat e dytë të emigrantëve në Itali, që ashtu si ai, edhe pse të rritur, apo të lindur e rritur në Itali duhet t’i nënshtrohen ligjit Bossi-Fini, pasi Belpaese nuk i njeh i bij të tij. Të rinj që kur mbushin moshën madhore shpesh e kanë të vështirë të marrin lejen e qëndrimit e akoma më shpesh nuk arrijnë të marrin shtetësinë italiane. Rreth një milion të rinj e të reja që në Itali nuk kanë të drejta qytetarie.
Për të gjithë ata, golat e Balotellit ndaj Gjermanisë janë edhe gol ndaj Bossi-Finit e ndaj ligjit të vjetëruar italian të shtetësisë.
Shqiptari i Italisë
SuperMario në kopertinat e gazetave
{gallery}super-mario{/gallery}