in

Gjashtë vjet burg sipërmarrësit që në 2006 vrau Elvis Hoxhën, 19 vjeç

Apeli i ul dënimin nga 8 vjet në 6 vjet e 2 muaj Antonio Monellës që në shtator 2006 qëlloi me armë zjarri dhe la të vdekur Elvis Hoxhën që po i vidhte makinën. Edhe për kolegjin e Apelit vrasja ishte me dashje dhe jo për mbrojtje të ligjshme

Romë, 30 qershor 2012 – Duhet të vuajë gjashtë vjet e dy muaj burg, sipërmarrësi 50-vjeçar nga Arzago d’Adda, Antonio Monella, që natën duke gdhirë 6 shtatori 2006 qëlloi me armë zjarri mbi hajdutin që po i largohej nga shtëpia. Hajduti, Elvis Hoxha, që vdiq brenda pak orëve në spital, ishte vetëm 19 vjeç.

Kështu vendosi më 29 qershor Gjykata e Apelit e Brescias duke konfirmuar vrasjen me dashje për të cilën flet sentenca e shkallës së parë e gjykatës së Bergamos e 13 tetorit 2011, por që e kishte dënuar sipërmarrësin Monella me 8 vjet heqje lirie.

Avokatët e sipërmarrësit, që janë përpjekur gjithnjë të kalonin vrasjen si “mbrojtje të ligjshme” kanë paralajmëruar se do të çojnë çështjen në Kasacion.

Lexo edhe:
Gjykata e shkallës së parë i jep 8 vjet burg sipërmarrësit që në 2006 vrau Elvis Hoxhën
Shënjestër

Kushëriri nga Amerika

 

Goli i Balotellit ndaj Bossi-Finit

Spanja fiton, Italia zgjohet nga një ëndërr e bukur