Gjatë vitit 2011 bie numri i fatkeqësive në punë dhe i vdekjeve të bardha. 16% e fatkeqësive prek punonjës të huaj: “Sepse punojnë në sektorë me rrezik, bëjnë turne të gjata e nuk kanë formimin e duhur mbi sigurinë në punë”. Punonjësit shqiptarë në Itali, gjatë vitit 2011, kanë pasur 11.715 raste fatkeqësish në punë, që në 21 raste kanë qenë vdekjeprurëse
Romë, 12 korrik 2012 – Zvogëlohet numri i fatkeqësive në punë dhe i vdekjeve të bardha edhe mes punonjësve të huaj, që gjithsesi vazhdojnë të pësojnë më shumë aksidente krahasuar me kolegët e tyre italianë.
Sipas Raportit vjetor INAIL, të prezantuar më 10 korrik në Dhomën e Deputetëve, vitin e shkuar në Itali ka pasur gjithsej 725.174 fatkeqësi në punë, 6,6% më pak se gjatë vitit 2010 (kur kanë ndodhur 776.099). në rënie edhe vdekjet e ashtuquajtura të bardha, që kanë kaluar nga 973 në 920.
Sa u përket të huajve, edhe për ta vërehet rënie qoftë në fatkeqësi, nga 119.396 në 2010-tën në 115.661 raste në 2012-tën (-3,1%), qoftë në vdekje, 138 kundrejt 144 të një viti më parë.
Por sidoqoftë mbetet fakti që imigrantët vazhdojnë të aksidentohen në punë më shumë se kolegët e tyre italianë: nëse denoncohen 38,4 raste fatkeqësish për 1000 të punësuar të huaj, për italianët ka vetëm 35,8. “Këto dallime – vë në dukje ISTAT – vijnë për shkak se imigrantët janë të punësuar në sektorë me rrezikshmëri të lartë, në të cilët puna e krahut mbizotëron, turnet janë të gjate dhe shpesh formimi profesional është i mangët”.
Sektori me më shumë fatkeqësi është ndërtimi: janë paditur mbi 13.200 raste aksidentesh (11,5% e të gjithave). Ky sektor dallohet edhe për numrin e vdekjeve të bardha, plot 28.
Komunitetet me më shumë fatkeqësi e vdekje në punë, ato më të mëdhatë: rumunët, shqiptarët e marokenët, që totalizojnë 40% të të gjitha aksidenteve që u ndodhin të huajve, dhe 51,5% tëë vdekjeve të bardha.
Në veçanti, Shqiptarët rezultojnë komuniteti i tretë për numër fatkeqësish në punë me 11.715 raste dhe i dyti për vdekjet: 21 punonjës kanë humbur jetën gjatë vitit 2011 në vendin e punës.krahasuar me një vit më parë, edhe për ta janë ulur qoftë vdekjet e bardha (ishin 25 në 2010-tën) qoftë aksidentet në punë (12.299 raste në vitin 2010). Nga të gjitha komunitetet, kanë qenë rumunët – që kanë edhe numrin më të madh të punonjësve në Itali – ata që gjatë vitit 2011 kanë pësuar më shumë aksidente në punë, mbi 19 mijë dhe kanë pasur më shumë vdekje të
La distribuzione dei casi di infortunio per Paese di nascita non evidenzia particolarità rispetto alla situazione fotografata negli anni scorsi, tuttavia emerge il caso dell’Ucraina che, quest’anno, con 5 decessi è al quinto posto della graduatoria dei casi mortali (diciassettesima nella graduatoria degli infortuni in complesso).
Të dhënat e mësipërme janë ato zyrtaret, të denoncuarat pranë Institutit kombëtar të sigurimit kundër fatkeqësive në punë, INAIL, që sigurisht nuk përfshijnë një pjesë të mirë të fatkeqësive të punonjësve në të zezë, që nuk denoncohen gjëkundi.