in

Në fundjavë rreth 8.500 persona hyjnë në Shqipëri nga porti i Durrësit

Në terminalin e ri të trageteve të përuruar pak ditë më parë, fundjavën e fundit kanë mbërritur nga portet e Italisë 9 tragete me 2 mijë automjete e 8.500 udhëtarë

Tiranë, 16 korrik 2012 – Në portin detar të Durrësit këto ditë korriku mbërrijnë me tragete mijëra shqiptarë, të cilët duke përfituar nga pushimet verore vazhdojnë më pas udhëtimin drejt qyteteve të vendlindjes në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. 

Burime zyrtare nga Drejtoria rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, bënë të ditur të hënën për ATSH-në se, “vetëm gjatë 48 orëve të fundjavësnë portin detar kanë mbërritur nga Bari, Ankona dhe Trieste nëntë tragete me 2.000 automjete dhe me 8.500 udhëtarë gjithsej, shumica e të cilëve me vendbanim në Kosovë dhe Maqedoni”. Ndërkaq janë larguar nga vendi në drejtim të Italisë 2.900 udhëtarë me 510 automjete.

Praktikat e hyrjes dhe daljes së udhëtarëve dhe automjeteve tashmë kryhen në terminalin e ri, të  përuruar pak ditë më parë, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e kontrollit, falë 36 sporteleve të hapura, që funksionojnë normalisht.     

Ditët e fundit mësohet se ka nisur edhe lundrimi i trageteve shtesë në mesditë, kryesisht nga Bari drejt Durrësit, nga ku pritet të ketë një fluks të madh udhëtarësh në fund të këtij muaji dhe në me të gushtit.

 

Fucecchio. Atentat dy shqiptarëve. Vdes 31-vjeçari Rucaj

Compagni di viaggio. La guida per gli studenti albanesi in Italia