Shkrimtari i kërkon t’i dorëzohet dorëshkrimi i romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Padia
Tiranë, 19 korrik 2012 – Shkrimtari Ismail Kadare ka hapur çështje civile në Gjykatën e Tiranës ndaj Nexhmije Hoxhës, për përvetësimin e dorëshkrimit të njërës prej veprave më të rëndësishme të tij, “Dimri i Vetmisë së Madhe”.
Padia është regjistruar dje në sekretarinë e gjykatës dhe mban numrin 14897 dhe çështja do të gjykohet nga gjyqtari Bledar Abdullai.
Objekti i padisë civile është “Rifitimi i të drejtës së autorit mbi veprën artistike”.
Kadare kërkon rikthimin e dorëshkrimit origjinal të veprës së tij, në duart e Nexhmije Hoxhës “në mënyrë të paligjshme”. Madje “deri në zgjidhjen perfundmirare të çështjes”, Kadare kërkon “inventarizimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimit origjinal të veprës Dimri i Vetmise se Madhe dhe vënien përkohësisht në ruajtje pranë nje institucioni të pavarur të përcaktuar nga gjykata”.
“Dimri i Vetmisë së Madhe”, i shkruar në vitin 1971, i nxjerrë në treg në 1972, u kritikua nga kritika zyrtare komuniste e atëhershme dhe nuk u lejua të publikohej. Vetëm pas një rishikimi të autorit, që solli edhe ndryshimin e titullit në “Dimri i Madh”, romani pa dritën e botimit në vitin 1978.
Vetëm pas vitit 1991, romani u ribotua në versionin e tij fillestar.
Padia e shkrimtarit ne Gjykaten e Tiranes: