in

Romë. Zihet me një vendas, e rrahin keqas shokët e këtij të fundit

Shkelma e grushta kundër një shqiptari 30 vjeç nga një grup romanësh. Ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë

Romë, 23 korrik 2012 – “Po zihesha me një djalë, ky thirri shokët e tij që më morën me shkelma dhe grushta”. Këtë u ka treguar një shqiptar 30 vjeçar mëngjesin e të dielës agjentëve të policisë që e kanë gjetur në rrugën Boccea të Romës të përgjakur me plagë të rënda në kokë dhe trauma në gjithë trupin. Shqiptari është dërguar në spitalin Gemelli ku mbahet në observim. Është në gjendje të rëndë por TAC-u që i kanë bërë mjekët përjashton dëmtime të rënda në tru.

Sipas historisë që ka treguar fillimisht 30-vjeçari, ai ka mbetur viktimë e një grupi të rinjsh romanë që kishin ardhur në ndihmë të një miku të tyre që po zihej me shqiptarin përpara një kaffeneje në rrugën Boccea. Vetë shqiptari duket se i ka qëlluar rivalit edhe me shishe në kokë. Pasi ka kaluar ndonjë minutë, situata është përmbysur: një grup miqsh të italianit, ndoshta banorë të zonës kanë ardhur në ndihmë të shokut të tyre dhe i kanë hyrë shqiptarit me shkelma dhe grushta. Madje policia nuk përjashton që ai të jetë gditur edhe me ndsonjë send të fortë.

Githsesi hetuesit janë duke vlerësuar vërtetësinë e rindërtimit të ngjarjes nga shqiptari pasi kanë paqartësi mbi arsyet e grindjes. Ata po presin ta marrin sërish në pyetje sapo të bëhet më mirë.

Politika kosovare e shqiptare ngushëllimet më të thella për humbjen e poetit Ali Podrimja

Lecce. Vrasje-vetëvrasje në familje