in

Bukuroshe shqiptare, regjistrimet për Miss Italia mbyllen nesër

Vetëm 11 vajza shqiptare janë regjistruar për edicionin special të Miss Italia nel Mondo. Regjistrimet mbyllen nesër

Romë, 23 korrik 2012 – Mes bukurosheve të huaja me banim në Itali që do të konkurrojnë për konkursin e bukurisë Miss Italia nel Mondo – Edizione Speciale, deri tani janë regjistruar vetëm njëmbëdhjetë vajza shqiptare. Janë Lorela, Adriana, Francesca, Ida, Marinela, Eliona, Erblina, Suada, Shpresjana, Resy dhe Kristiana, me moshë nga 19 deri në 26 vjeç, që jetojnë në Piemonte, Toscana, Emilia Romagna, Lazio, Lombardi e Puglia vajzat shqiptare të regjistruara deri më sot. Nëse ndonjë tjetër dëshiron të regjistrohet duhet ta bëjë sa më parë on line, afati i fundit është nesër.

Ndër rreth 250 të huajat të regjistruara më të shumtat në numër janë rumunet (31 vajza), ukrahinaset (20), brazilianet (16), gjermanet (15), kubanet dhe ruset me nga 12 vajza, shqiptaret dhe zviceranet me nga 11.

Takimi i parë më 26 korrik pranë “Marconi Studio” të Romës, në rrugën Gregorio VII, 414, ku në orën 09.00 do të nisë përzgjedhja për 20 vajzat më të bukura që më 27 gusht do të paraqiten në Montecatini. Tre finalistet do të rrinë në qytezën termale deri më 9 shtator kur në mbrëmjen e parë të spektaklit Miss Italia që transmetohet drejtpërdrejt në RaiUno do të zgjidhet më e bukura mes të huajave në Itali, që bashkë me titullin e më të bukurës dhe admirimin e miliona italianëve do të marrë edhe njëzetmijë euro në kontrata pune.

Organizatorët këshillojnë të gjitha kandidatet që më 26 korrik “të vijnë në Romë me grim të lehtë dhe flokët të krehur thjeshtë. Duhet të kenë një veshje dite dhe një me rroba banje (më mirë trup, por edhe bikini pranohet) që nuk duhet të jenë as ngjyrë jeshile e as me shkëlqim, dhe sandale ngjyrë floriri apo argjendi. Duhet të kenë me vete edhe dy fotografi (një figurë e plotë e një plan i parë) e një dokument identiteti të vlefshëm”.

Shqiptari i Italisë

Topi: “Shqipëria e vitit 2012 meritonte më shumë progres”

Presidentët e Shqipërisë