in

Nishani president

“Nga ky çast mbaj mbi vete përgjegjësinë më të madhe të mundshme që mund të ketë në jetën e tij një individ lidhur me vendin, shtetin, miqtë dhe partnerët”
Kreu i ri i shtetit nis detyrën pas betimit në Parlament. Angazhohet për reformë në Drejtësi. Të pranishëm në ceremoninë për Presidentin e ri edhe Ruçi dhe Rama
Intervista e parë e Presidentit Nishani

Presidenti i ri Republikës, Bujar Nishani, mori dje zyrtarisht drejtimin e vendit për një mandat 5-vjeçar. Në orën 18:30 minuta në ambientet e Parlamentit, Bujar Nishani bëri betimin me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i ri i Republikës tha: “Betohem! Zoti më ndihmoftë!”. Nishani u zotua para ligjvënësve, diplomatëve të ftuar në sallën e Parlamentit se përpjekja e tij madhore do të jetë një reformim i thellë i sistemit të Drejtësisë. Në fjalën e tij të parë si President i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani konfirmoi vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të qenë një President mbi palët.

Më pas, Nishani është përcjellë prej sallës së Kuvendit nga kryetarja Jozefina Topalli.  Rreth orës 19:30, kreu i shtetit dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, iu drejtuan dje Presidencës, ku u takuan me paraardhësin e tij, ish-presidentin Bamir Topi dhe zonjën Teuta Topi. Së bashku me familjen e tij, Nishani ka pozuar para institucionit të Presidencës duke fiksuar fotot e familjes së re presidenciale, ndërkohë që në krahun e tij të majtë ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me bashkëshortin, Kryeministri Sali Berisha dhe zonja Liri Berisha, gjithashtu dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Të pranishëm në këtë ceremoni nga opozita ishte edhe kryetari i PS-së Edi Rama dhe kreu i grupit Gramoz Ruçi. Kryetari i opozitës ka qëndruar në podiumin e vendosur në krahun e majtë, afër kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha. Ndërkohë që gjatë fillimit të ceremonisë Rama është parë në shoqërinë e kryeprokurores Ina Rama dhe kreut të SHISH, Bahri Shaqirit. Me nisjen e ceremonisë me himnin kombëtar në sfond, kanë nisur të shtënat e simuluara të topit, rreth 15 të tilla.

Në prani të Bamir Topit, presidentit Nishani iu dorëzua Kushtetuta nga Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij para pjesëmarrësve në ceremoni, Nishani deklaroi se: “Përpjekjet dhe angazhimet në proceset integruese janë prova e fizionomisë europiane të shqiptarëve prej shekujsh. Ato janë reflektimi i bindjes së thellë për përkatësinë e tyre europiane. Janë konfirmimi i pandryshueshmërisë së bindjes sonë se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Pas fjalës së Nishanit, tashmë ish-presidenti Topi dhe bashkëshortja e tij janë larguar nga Presidenca, të cilën e drejtoi për 5 vjet.

Rreth orës 19:44, Presidenti Bujar Nishani përshëndetet me pararendësin e tij Bamir Topi, i cili më pas është larguar nga ambientet e  Presidencës në përfundim të fjalës së Presidentit të ri. Makina e ish-presidentit me xhamin e pasëm hapur,  u shoqërua nga katër motoçikletat ceremoniale. Topi përshëndeti me dorë të gjithë të ftuarit. E me të hequr petkat e presidentit, Topi ka darkuar në ambientet e “Lion Park” rreth orës 20:30 me disa miq të tij të ngushtë.

Bujar Nishani për AFP-në: “Do do të jem i pavarur nga çdo forcë politike”

Ali Podrimja ka vdekur për dehidratim