in

Nxitja e investimeve të diasporës mbledh në Tiranë diplomatët shqiptarë

Ministri Ksera: “Të mbështeten emigrantët e sukseshëm dhe ata me probleme social-ekonomike”

Diplomacia ekonomike dhe roli i saj në nxitjen e investimeve të huaja dhe të diasporës shqiptare në vend kanë mbledhur në Tiranë në një aktivitet dyditor diplomatët shqiptarë, ambasadorë dhe konsuj, si dhe krerët e institucionëve përgjegjëse për emigracionin dhe investimet.

Aktiviteti i organizuar në fillim të korrikut nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u përqendrua tek nevoja e nxitjes së investimeve në vend nga komunitetet shqiptare jashtë dhe rolin që duhet të luajë diplomacia shqiptare në këtë drejtim.

Ministri i Punës, Spiro Ksera vlerësoi se “diplomatët duhet t’i ndajnë emigrantët në dy kategori: në ata të suksesshmit për të cilët Shqipëria ka nevojë që të tërheqë potencialin e tyre intelektual dhe ekonomik; dhe në ata me problem social-ekonomike”. Ministri kërkoi nga diplomatët që edhe për kategorinë e dytë të tregohet kujdes i veçantë dhe ata të orientohen drejt dhe në kohë për mbështetjen që u ofrohet pas kthimit në atdhe nëpërmjet programeve të veçanta të mbrotjes shoqërore, për formim profesional dhe punësim, strehim, edukim, etj.

Zëvendës ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, vuri në dukje se diaspora në këto vite ka kotribuar në zhvillimin ekonomiko-social të vendit nëpërmjet dërgimit të remitancave, investimeve të kapitaleve të tyre si dhe nxitjes së investimeve me kapitale të huaja, pasi shpesh emigrantët shqiptarë kanë bërë konsulentin në kompani prestigjioze në botë. Belortaja theksoi se roli i remitancave konsiderohet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë pavarësisht vlerës së saj dhe se pas rënies së tyre një vit më parë, sërisht këtë vit remitancat kanë pësuar një rritje që vlerësohët në masën 3-4%, që tregon vitalietin e emigracionit shqiptar dhe interesin e tyre konstant për vendin dhe familjarët e tyre. 

Sipas Elisa Tsakirit, Shefe e Misionit të IOM për Shqipërinë dhe Malin e Zi, potenciali për investim i emigracionit shqiptar ka arritur nivele të larta dhe kontributi i emigrantëve është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e vendit. Tsakiri u ndal në rolin e diplomacisë ekonomike për të tërhequr këtë potencial por edhe investimet e huaja.
Drejtorja Ekzekutive e Agjensisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Eneida Guria, Drejtori i Përgjitshëm i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR),Tomi Kola, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për Licensimin, Admond Palushaj, ndanë me diplomatët shqiptarë informacionin rreth legjislacionit shqiptar në fushën e investimeve dhe lehtësive fiskale që ofrohen për investime dhe fushat prioritare.

Në një vit, janë rreth 30 mijë emigrantët e kthyer në Atdhe

Shefqet Dajiu Firmëtari i pavarësisë, i persekutuar nga diktatura