in

A mund të shkoj në Shqipëri përmes Kroacisë me pasaportën jobiometrike?

Nuk kam pasaportën e re biometrike. A mund të shkoj nga Italia në Shqipëri me makinë përmes Kroacisë?

Pasaporta jobiometrike është nxjerrë nga qarkullimi që më 1 mars 2012, dhe me të lejohet vetëm kthimi i drejtpërdrejtë në atdhe nga çdo vend i botës. Problemi i ditëve të fundit, sidomos për shqiptarët që jetojnë në veri të Italisë, është ai i të shkuarit me makinë në vendlindje, gjë që ka për pasojë kalimin nëpër vende të tjera si Kroacia.

Meqë kjo pyetje shtrohet shpesh nga lexuesit e Shqiptarit të Italisë, redaksia kontaktoi konsullatën e Kroacisë në Trieste (në numrin  040.775144) dhe ambasadën e Kroacisë në Romë (në numrin 06.36307300).

Në të dyja zyrat  përgjigjën që “për një vendim të qeverisë kroate po lejohen të kalojnë nëpër Kroaci të gjithë shqiptarët me banim në Itali që shkojnë drejt vendlindjes, me kusht që të kenë lejen e qëndrimit e pasaporta e tyre jobiometrike të mos jetë e skaduar”. Në të dyja zyrat ishin në dijeni të faktit që sidoqoftë, shqiptarët janë të detyruar më pas që të dalin nga Shqipëria me pasaportën e re biometrike, me të cilën do t’u lejohet kthimi në vendet ku jetojnë.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe: Kam kërkuar pasaportën e re në Konsullatë e kam kuponin e aplikimit. A mund të shkoj në Shqipëri?

Rinas Informacion turistik që në aeroport

Një i punësuar shqiptar në Itali fiton sa 4,7 shqiptarë në atdhe