in

Bari Sekuestrohen 15,8 kg cigare. Arrestohet kamionisti për kontrabandë

Sapo zbret me minibusin e tij nga një anije që vinte nga Mali i Zi, arrestohet 59 vjeçari shqiptar për kontrabandë

Romë, 6 gusht 2012 – Sërish kontrabandë në portin e Barit. Vetëm pak ditë më parë, gjithnjë në portin e Barit u sekuestruan 90.000 syza dielli me markën të falsifikuar që të hedhura në treg sillnin fitim prej rreth 1 milione e 800 mijë euro. Vinin nga Shqipëri e ishin për një tregtar kinez në Romë.

Në fundjavë, malli i kontrabandës është ai më i zakonshmi, duhani. Komanda provinciale e Guardia di Finanza të Barit në bashkëpunim me funksionarë të doganave, kanë kontrolluar një minibus të sapo sbarkuar nga anija “Sveti Stefan” që vinte nga Mali i Zi.

Të fshehura nën ndenjësen e pasagjerit financierët kanë gjetur 15,8 kg cigare.

Shoferi, shqiptar 59 vjeç është arrestuar menjëherë me akuzën e kontrabandës së duhanit të përpunuar jashtë shtetit, ndërsa mjeti dhe cigaret janë sekuestruar.

 

Firence Makinë e armë të vjedhura. Arrestohen shtatë persona

Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë fëmija 12 vjeç