in

Italia e mashtruesve. Financierët rikuperojnë 60 milionë euro me operacionin “Të varfër të rremë”

INPS e ndihmuar nga Guardia di Finanza kryen një sërë kontrollesh në territor. Zbulohen e paditen 3.400 persona që për deklarime të rreme mbi varfërinë apo invaliditetin merrnin ndihmë sociale. 418 të tjerë merrnin çekun social padrejtësisht sepse ishin rezidentë jashtë Italisë

Romë, 7 gusht 2012 – Nga fillimi i këtij viti, Guardia di Finanza ka denoncuar 3.400 persona që merrnin padrejtësisht pensione apo çeqe të INPS-it që u jepen njerëzve në nevojë. Në 170 mijë kontrollet e kryera, janë zbuluar 1.844 të varfër të rremë dhe 1.565 invalidë të rremë që u kanë kushtuar arkave të shtetit mëse 60 milionë euro. Ndër situatat e paligjshme të paditura nga financierët, 108 bujq të rremë që merrnin mbështetjen ekonomike e parashikuar për punonjësit e bujqësisë, dhjetë të varfër të rremë në Belluno që deklaronin të ardhura shumë të ulëta që u lejonin të merrnin përveç çekut social edhe shtëpi të komunave e të mos paguanin taka, një i verbër i rremë që shëtiste pa probleme nëpër rrugët e Pizës, e një tjetër që priste dru në Udine, një i punësuar në arsim në Pieve Santo Stefano (AR) që paguhej sepse në periudhë lejeje për sëmundje që shkonte të tartufë me qentë e tij, një burrë në Salerno që tërhiqte prej nëntë vjetësh pensionin e të ëmës së vdekur.

Veç këtyre janë zbuluar edhe 418 italianë rezidentë jashtë Italisë që merrnin padrejtësisht pensionin social (që ashtu si për të huajt që e kanë këtë të drejtë ka si kriter parësor rezidencën efektive në Itali). Këta mashtrues  kanë futur në xhep mbi 9 milionë euro për të cilët ka nisur procedura e rikuperimit të parave.

Në këtë mënyrë Guardia di Finanza bën të mundur që INPS të kursejë çdo vit rreth 2,5 milionë euro.

Adriana Jasimi{br}Bukuroshja shqiptare që ëndërron botën e modës

Aksident i rëndë rrugor. Vdes 36 vjeçari Islami, rëndë i biri