in

Terni U lënë çelësat e shtëpisë fqinjëve, këta u vjedhin shtëpinë

Një familje shqiptarësh u lë çelësat e shtëpisë fqinjëve “miq” para se të niset me pushime në Shqipëri. Kur kthehen e gjejnë shtëpinë të vjedhur e zbulojnë se kanë qenë pikërisht personat të cilëve u kishin lënë çelësat

Romë, 18 gusht 2012 – Një çift shqiptarësh me banim në Borgo Bovio të Ternit që sapo u kthye këto ditë nga pushimet në Shqipëri, pati një surprizë të hidhur: e gjetën shtëpinë e tyre të zbrazur nga hajdutët dhe dritaret të thyera.

Para se të niseshin me pushime u kishin lënë çelësat e shtëpisë fqinjëve, burrë e grua, 32 vjeç ai nga Napoli e 30 vjeçe ajo nga Roma. U kishin kërkuar t’u ujisnin lulet e t’i hidhnin një sy shtëpisë për sa kohë ishin larg. Por fqinjët me sa duket jo vetëm i hodhën një sy, por ç’u zuri syri ua mori dora.

Kur u kthye, çifti shqiptar e gjeti shtëpinë krejtësisht të boshatisur, nga televizorët, orenditë e oborrit, kompjuteri i vajzës, të florinjtat e gruas e deri edhe nga ushqimet që kishin lënë në dollap. Dritaret i gjetën të thyera por nuk e hëngrën historinë e hajdutëve të ardhur nga jashtë, qëndrimi i çiftit italian i bëri të dyshonin e për këtë arsye vendosën t’i ndiqnin. Kështu kur dyshimet e tyre i provuan (në makinën e burrit njohën kompjuterin, nuk e zgjatën hiç e thirrën policinë. Kur policia kontrolloi shtëpinë e fqinjës dhe një tjetër të mikut të saj, u gjetën jo vetëm sende të marra nga shtëpia e shqiptarëve por edhe të tjera të vjedhura nga qilar i një fqinje tjetër.

Paditen për plaçkitje e mbajtje mallrash të vjedhur dy italianët.

Shushica përcjell me këngë e valle emigrantët

Rreth 45% e turqve në Gjermani duan të kthehen në atdhe