in

Festivali i Durrësit {br}Gjashtë filma në garë për Gladiatorin e Artë

Italia në konkurrim me filmin “Scialla” të regjisorit Francesco Bruni

Nis të dielën edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit. Në konferencën për shtyp, të mbajtur në Durrës më 22 gusht, bashkë me drejtuesit vendorë merrnin pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të huaja, të cilët do të mbështesin këtë veprimtari kulturore.

Anila Varfi, drejtore e festivalit, tha se çmimi i karrierës do t`i jepet regjisorit çek Milosh Forman, me të cilin në mbrëmjen e fundit do të ketë edhe një lidhje video të drejtpërdrejtë.

Aktorët e shquar durrsakë Nikolin Xhoja dhe Vera Urumi do të jenë dy artistët shqiptarë, që do të nderohen për veprimtarinë e tyre të gjatë në teatër dhe në kinema.

Gjashtë filma, produksione evropiane të viteve të fundit, do të konkurrojnë në seksionin “Vizione Bashkëkohore”, duke synuar “Gladiatorin e artë” për filmin më të mirë si dhe çmimet për regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë.  Italia do të përfaqësohet në konkurrimin me filmin “Scialla” të regjisorit Francesco Bruni.

Nuk do të mungojnë edhe në këtë edicion konkurimet për Filmin më të mirë Ballkanik, Çmimi i Publikut dhe Çmimi i Kritikës (FIPRESCI).

Edicioni i pestë i Festivalit do të vazhdojë deri më 30 gusht dhe do të zhvillohet në amfiteatrin antik, teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe në Qendrën Kulturore të Rinisë.

Filmat fitues në seksionin e të rinjve do të marrin pjesë në festivalet pasardhëse të “Netëork festival” në SHBA, Bullgari, Rumani, Egjipt, Itali dhe Portugali, ku bën pjesë edhe Festivali i Durrësit.

Fulvia Veneziani, drejtore e Institutit Italian të Kulturës, nënvizoi se këto ditë pritet konfirmimi i pjesëmarrjes së aktorit të njohur, Raul Bova.

Festivali i këtij viti do t`i kushtojë një hapësirë mjaft të gjerë kinemasë franceze, vlerësim për të cilin falenderoi Atasheu kulturor i ambasadës së Francës në vendin tonë, Forestier. “Jemi krenarë për prodhimet e kinemasë franceze dhe falenderojmë organizatorët për bashkëpunimin”, tha ai.

Një urim i veçantë për bashkëpunimin dypalësh erdhi edhe nga përfaqësuesi i ambasadës së Çekisë në Tiranë, Karel Smekal.

Regjisori Kujtim Çashku tha se kinemaja ka nevojë për solidaritetin e të gjithë artistëve, në një realitet, që sipas Çashkut po dëgjohet në krahasim me fusha të tjera. “Kinemaja nuk është vetëm zbavitje”,tha më tej regjisori i njohur, duke theksuar se ajo dhe kultura në përgjithësi i japin kuptim edhe ekonomisë.

Modena Arrestohet 20-vjeçari, taksist i prostitutave

“Il rumeno ha bisogno di un trapianto? Se ne torni nel suo paese!”