Berisha përshëndetet me kryeministrin grek pas audiencës së dhënë sot në rezidencën e tij verore në Castel Gandolfo nga Papa Benedikti i XV për pjesëmarrësit në takimin e liderëve të Internacionales së Demokratëve të Qendrës ku merr pjesë edhe kryeministri shqiptar. Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë që e shoqëron me një foto që fikson dy krerët e qeverive mes të tjerëve. Lajmi duket se ka rëndësi më shumë për atë që nuk thotë se për atë që pohon: fakti që u përshëndetën duket se vlen për të thënë që nuk pati takim tjetër kokë më kokë.
Që kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Greqisë, herët a vonë këto dy ditë në Romë do të përshëndeteshin nuk vihej në dyshim nga askush: janë të dy pjesëmarrës në të njëjtën konferencë, dje ishin për drekë me kryeministrin italian Monti bashkë me kryeministrat e Spanjës, Hungarisë e Irlandës, ndërsa sot te audienca e Papës.
Sipas Aleancës Kuqezi, Berisha e kryeministri grek mund të kishte një takim kokë më kokë, për këtë arsye disa të rinj të saj protestuan dje në Romë duke shpalosur pankarta ndërsa delegacioni i Berishës hynte në vilën qeveritare ku do të drekonte me Montin. (Burimi ATSh)