in

Trafik ndërkombëtar droge, pesë arrestime në Lombardi

Financierët e Firences kanë arrestuar pesë shqiptarë për trafik droge mes Shqipërisë, Holandës, Spanjës dhe Anglisë

Romë, 25 shtator 2012 – Policia tatimore e Firences ka dorëzuar sot në mëngjes pesë urdhër arrestime për po aq shqiptarë rezidentë në Vigevano (Pavia) e Bresso (Milano) me moshë nga 24 deri në 44 vjeç, mes të cilëve një grua 30 vjeçe, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Organizata kriminale duket se drejtohej nga shqiptarët që vepronin në atdhe, Holandë, Spanjë e Angli. Në Itali droga, kryesisht heroinë dhe kokainë, shpërndahej në Toskanë, Lombardi, Marke dhe Umbria.

Hetimet që sollën arrestimet e sotme zgjasin prej dy vjetësh, periudhë gjatë të cilës janë arrestuar 37 vetë, janë sekuestruar 42 kg kokainë, 67 kg heroinë si edhe 4 pistoleta e 176 fishekë.

 

Romë Shpartallohet një bandë italo-shqiptare e drogës

Arrestohet për trafik droge drejtori i postës në Senat