Kamioni me drogën u zbulua sapo zbarkoi nga një traget që vinte nga Shqipëria. Vetëm në portin e Barit, nga fillimi i vitit janë sekuestruar 2,5 tonë drogë
Romë, 8 tetor 2012 – Rreth 600 kg marijuanë janë sekuestruar sot nga Guardia di Finanza e Barit në bashkëpunim me agjencinë e Doganave të portit. Droga ishte fshehur në një kamion me targa italiane e fshehur mes ngarkesës së lëkurës për këpucë që zyrtarisht sillte automjeti, i sapozbarkuar nga një traget linje i nisur nga Durrësi.
Shoferi i kamionit, shqiptar 30 vjeç, rezident në Itali u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe u mbyll në burgun e Barit, ndërsa kamioni me “mallin” u sekuestrua.
Sipas financierëve, e nxjerrë në treg, droga do të sillte fitime për 4,5 milionë euro.
Porti i Barit po konfirmohet përveçse një pikë kyçe e rëndësishme e kalimit të mallrave dhe udhëtarëve edhe në një udhëkryq famëkeq të trafiqeve të paligjshme, mjaft të mendohet që nga fillimi i vitit janë sekuestruar rreth 2 tonelata e gjysmë lëndë narkotike.