Në qershor të vitit të shkuar plagosën një sipërmarrës e të birin, janë dënuar me 7 vjet e 7 muaj heqje lirie 27-vjeçarët Hygest Hoxhaj dhe Ilir Krasniqi
Romë, 8 tetor 2012 – Hygest Hoxhaj dhe Ilir Krasniqi, që të dy 27-vjeçarë janë dënuar me 7 vjet e 7 muaj burg për tentativë vrasjeje, vjedhje në rrethana rënuese dhe mbajtje armësh pa leje. Dënimi i referohet një ngjarjeje që ka ndodhur 9 qershorin e vitit të shkuar kur hynë për të vjedhur në një ndërmarrje në Settimo Torinese dhe plagosën me thikë sipërmarrësin e të birin. Veçnërisht i pari u plagos aq rëndë sa qëndroi gjatë në spital para se të shërohej plotësisht.
Sipas hetuesve që rindërtuan dinamikën e ngjarjes, Krasniqi dhe Hoxhaj u ndihmuan nga një person i tretë që nuk u identifikua asnjëherë. Ndërsa këta të dy u arrestuan pak muaj pas ngjarjes njëri në Milano tjetri në Brindisi.