in

Nusja italiane me kostum mirditoreje

Elena Ballerini, italiane, është martuar në gusht me Shtjefën Margjegjën. Dasmën e kanë bërë në Sukth dhe, qoftë dhëndri, qoftë nusja, kanë veshur edhe kostumet e Mirditës. Nusja: “Me atë kostum ndihesha mitike dhe e vlerësuar si një perëndi pagane e viseve mirditore”

Një nga kostumet popullore më të spikatura në Shqipëri, është edhe kostumi i nuses mirditore. Një kostum tradicional dhe me një bukuri e rrallë stilistike autoktone. Me këtë kostum është zhvilluar gjatë verës së këtij viti edhe një ceremoni dasme në fshatin Sukth të qytetit të Durrësit.

Ceremoni të tilla janë të zakonshme në verë, por veçantia e rastit qëndron në faktin që nusja është italiane dhe ka celebruar martesën e saj me një djalë mirditor e veshur me këtë kostum të rrallë për të cilin ajo thotë se e veshi vetë me kënaqësi. “Ndihesha e bukur e veshur me rrobat moderne po kur e vesha këtë kostum nuseje, unë e pashë se bukuria ime ishte transformuar. Ndihesha mjaft mirë si kurrë ndonjëherë. Me këtë veshje të rrallë ndiheshe mitike e shumë vlerësuar si një perëndi pagane e viseve mirditore”, u ka thënë ajo miqve të sajë në ceremoni.

Dasma e çiftit Shtjefen Margjegja dhe Elena Ballerini është bërë në fshatin Sukth më 26 gusht 2012. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë shumë miq nga vise të ndryshme të vendit, por kryesisht nga trevat mirditore. Së bashku me to kanë qenë edhe pjesëtarë të familjes së nuses Ballerini të ardhur nga Firence. Nusja “mirditore” është rikthyer disa herë pas martesës me të shoqin në Durrës si dhe në vendlindjen e dhëndrit në fshatin Hebë në Domgjon të Fanit.

“Është një vend që më jep kënaqësi, – thotë ajo. Për të si veshjet tradicionale ashtu edhe bukuritë e spikatura të peisazheve mirditore janë unike. – Është një nga vendet më  mbresëlënëse me bukuri të rrallë dhe të egër”, u thotë ajo miqve të vet kur e pyesin për vendlindjen e të shoqit. Dhe këtë dashuri për këto vise ajo ka dashur që t’i fiksojë edhe në çastet më të lumtura të jetës së saj, në ditën e dasmës.

Shtjefën Margjegja ka lindur në rrethin e Mirditës në fshatin Hebë. Në vitin 2003 ai ka emigruar në Itali. Pas shumë peripecish ai është stabilizuar me punë në Firence. Tashmë ka hapur një aktivitet privat për montimin e tendave me duralumin në Prato.

Marrë me shkurtime nga Shekulli

Permesso ad Abderrahim, il clandestino eroe. Ok dal ministero dell’Interno

Gjergj Fishta, Homeri i kohëve moderne