in

Shqiptarët në Firence festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë me Aurela Gaçen dhe grupin Elita 5

Të dielën, më 25 nëntor 2012 ora 20:30, në Auditorium Flog të Firences vjen grupi muzikor rock nga Tetova Elita 5 dhe këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe

Pas suksesit që pati koncerti live i grupit ELITA 5, i dhënë vjet në Firence me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, shoqata studentore ASUF në bashkëpunim e me mbështetjen e Unica, Banca CR Firenze, OZone, Fzone, rikthejnë në Firence edhe këtë vit legjendarët ELITA 5, e bashkë me ta edhe këngëtaren e njohur Aurela Gaçe.

“Mbrëmja do të zgjasë rreth 5 orë. – sigurojnë organizatorët – Parashikohet të jetë një festë mbresëlënëse, ku përveç performancës live të Elita 5 dhe Aurela Gaçes, do të ketë edhe muzikë shqip nga DJ deri në orët e vona të natës, gadget të shumëllojshëm të menduar enkas për koncertin dhe për festën e pavarësisë, si edhe surpriza të ndryshme”.

Informacione mbi koncertin:

Koncerti do të zhvillohet të dielën më 25 nëntor, në orën 20:30 në mjediset e Auditorium FLOG, Via Michele Mercati, 24, Firenze; shitja dhe prenotimi i biletave ka nisur të hënën, më datë më 29 tetor në CDS Calamendrei, Viale Morgagni 51.

Për informacione, prenotime, dhe bileta mund t’u drejtoheni organizatorëve në:
Cell.: 346-3110992; 320-3814232; 340-9786074
Email: 100.vjet.pavaresi.live.firenze[at]gmail.com
Facebook: Elita 5 & Aurela Gaçe Koncert Live në Firence

Brescia Ndërron jetë në spital 23 vjeçari Kasa

Sanatoria. Regjistrimi në SSN i të huajve në Lombardi