in

Brescia Ndërron jetë në spital 23 vjeçari Kasa

Klajdi Kasa, djali i lënduar në aksidentin rrugor në Brescia ka ndërruar jetë në spital. Një bergamask dorëzohet te karabinierët e Grumello del Monte-s dhe deklaron se e ka qenë ai në timon të makinës që ka shtypur djalin, por nuk i jep ndihmën e shpejtë sepse “ishte në gjendje konfuzionale”

Romë, 29 tetor 2012 – Sot në mëngjes ka ndërruar jetë në spital të Brescias, Klajdi Kasa, 23 vjeçari që u shtyp me makinë ndërsa kthehej në shtëpi nga puna. E gjetën buzë rruge pa ndjenja në orën 2.30 duke gdhirë e diel, 28 tetor, kalimtarë të rastit, pasi kush e shtypi nuk i dha ndihmë. Me të mbërritur në spitalin  civil të Brescias u kuptua se gjendja e tij ishte shumë e rëndë: nuk vlejti për t’i shpëtuar jetën as ndërhyrja kirurgjikale për reduktimin e e lëndimeve të brendshme. “Nuk na e priste mendja kurrë që dita e parë e punës të kthehej në një tragjedi të tillë” thotë i vëllai.

Personi që e shtypi e nuk i dha ndihmën e shpejtë, një i ri nga Bergamo, është dorëzuar në stacionin e karabinierëve të Grumello del Monte-s të dielën, rreth orës 18.30, por brenda 24 orëve nga aksidenti duke shmangur kështu arrestimin.

Mbi 100 mijë fëmijë e të rinj shqiptarë në bankat e shkollave italiane

Shqiptarët në Firence festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë me Aurela Gaçen dhe grupin Elita 5