in

Amerika zgjedh sërish Obamën

Barack Obama u rizgjodh sot president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kaluar kufirin e 270 votave elektorale ndaj kandidatit republikan, Mitt Romney. Më saktësisht, Obama mblodhi 332 tw ashtuquajtur “Zgjedhës  të mëdhenj”, ndërsa Romney vetëm 206. Kjo është hera e dytë pas Luftës II Botërore që një demokrat rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë. Më parë kjo kishte ndodhur me Bill Clintonin gjatë viteve ’90.

I ardhur në pushtet me një slogan shprese, Barack Obama, i cili fitoi një mandat të dytë katërvjeçar në krye të SHBA-së, i pari president me ngjyrë, duhet ta pranojë një bilanc që ka zhgënjyer disa zgjedhës dhe të vazhdojë të mishërojë ndryshimin.

“Progresi është i vështirë. Ndryshimi mund të jetë i ngadaltë”, thotë Obama, ndërkohë që kundërshtari republikan, Mitt Romney e akuzon për mungesë elokuence për të bashkuar amerikanët dhe kryesisht për të rimëkëmbur ekonominë.

”Por, nëse ju dëshironi të vazhdoni përpjekjet për të arritur këtë vizion të SHBA-së, që ne mbajmë në zemrat tona, ndryshimi do të ndodhë”, shtonte Obama, në momentin kur rezultati i ngushtë në sondazhe tregonte zgjedhës të zhgënjyer pasi janë përballur prej katër vitesh me krizën më të rëndë ekonomike që prej viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Bashkëbiseduesit e tij e përshkruajnë si një president të rezervuar, intelektual, por gjithashtu dhe shumë konkurrues, i cili nuk dëshiron të humbasë as në politikë dhe as në basketboll.

Obama pretendon se ka gjithmonë karakterin e duhur, pavarësisht performancës së keqe gjatë debatit të parë me Mitt Romneyn, i cili ngriti shumë pikëpyetje për motivimin e një drejtuesi popullor për të mos shijuar intrigat e Uashingtonit dhe për më tepër kronikat e televizioneve informative.

Është konventa demokrate e vitit 2004 në Boston, që përgatit John Kerry përballë George W. Bush, që Barack Hussein Obama, djali i një keniani dhe një amerikaneje, shfaqet në skenën kombëtare amerikane duke mbrojtur një mendim konsensual të politikës.

Obama u lind në gusht të vitit 1961 në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane.

Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait.

Çifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982.

Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën 10 vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në akademinë e elitës ”Punahou”.

Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996.

Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetësore nga policia dhe rrëfimet mbi rastet e hetimeve për vrasje.

Në fillim të vitit 2005, ai u emërua në Senatin e Uashingtonit dhe në sajë të karizmës dhe elokuencës, ai bëhet idhull i medias.

Katër vjet më vonë, në kuadër të një progresi meteorik, që i mundësoi atij mposhtjen e Hillary Clintonit në zgjedhjet paraprake të demokratëve dhe më pas triumfoi ndaj veteranit republikan, John McCain në zgjedhjet presidenciale, ai pasoi ish-presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte 47 vjeç.

Ashtu si presidenti i 16-të amerikan i lindur para 200 vitesh, Barack Obama është një avokat i ardhur nga Ilinoisi që arriti të kapërcejë dyshimet e lindura nga eksperienca politike për të fituar presidencën në kohë krize.

Qeveria e Lincolnit ishte një ekip rivalësh, i përbërë nga konkurrentë, shembull ky i ndjekur nga Barack Obama kur ai emëroi si sekretare Shteti, Hillary Clintonin, rivalen e tij më të ashpër gjatë fushatës elektorale.

”SHBA-ja zgjodhi shpresën mbi frikën”, theksoi Obama pasi kishte bërë betimin më 20 janar 2009 përballë dy milionë personave të mbledhur në qendër të Uashingtonit.

Por, ushtrimi i pushtetit është shpesh frustrues për këtë avokat dhe profesor i së drejtës kushtetuese në të kaluarën në Harvard, veçanërisht që prej kohës që republikanët fituan Dhomën e Përfaqësuesve në fund të vitit 2010 dhe u përpoqën të zbatojnë premtimet për të shkurtuar shpenzimet, pa rritur taksat.

Nëse u bë presidenti i parë amerikan që mbështeti martesat mes personave me të njëjtin seks duke i dhënë fund tabuve homoseksuale në ushtri, ai nuk arriti të miratojë asnjë reformë të imigracionit, as një plan të tranzicionit drejt energjive të gjelbra.

Jashtë vendit, ai që kishte bërë për herë të parë emër në vitin 2002 duke mbajtur një fjalim kundër luftës në Irak mbajti në fund të vitit 2011 premtimin për të tërhequr ushtarët amerikanë.

Megjithatë, në Afganistan, ai trefishoi në të paktën një vit kontigjentin me misionin për vazhduar luftën kundër Al-Kaedës, një objektiv i ndjekur gjithashtu në Pakistanin fqinj nëpërmjet një lufte sekrete me raketa.
Në vitin 2011, ai triumfon me eliminimin e Osama Bin Ladenit.

Por, ai është si të gjithë paraardhësit e tij që ”kërcet dhëmbët” për konfliktin izraelito-palestinez, komplikuar nga një ”pranverë arabe” që është dukur herë herë e menaxhuar dhe rritja e tensioneve me Iranin për programin bërthamor.

Gjithçka në sfondin e marrëdhënieve të vështira me Pekinin dhe Moskën, pavarësisht një ”rikthimi” të një kohe të frytshme me Kremlinin.

Pranimi i një njeriu me ngjyrë në krye të fuqisë botërore, 150 vjet pas fundit të skllavërimit dhe gjysmë shekulli pas ligjeve mbi të drejtën civile, u përshëndet si një ngjarje historike, Obama, flokët e të cilit janë zbardhur shumë që prej marrjes së funksionit, duket se po kërkon t’i japë jetë premtimeve.

Michelle Obama, avokate brilante, bashkëshortja prej 20 vjetësh i ka dhënë dy vajza, Malia, 14 vjeçe dhe Sasha, 11 vjeçe.

Straniero in Italia e straniero in Albania

Obama: “Crediamo in un’America aperta ai sogni dei figli degli immigrati”