in

Punësim në shtet edhe për familjarët e qytetarëve të BE-së

Komisioni Europian i përgjigjet pyetjes së europarlamentares demokrate italiane Debora Serracchiani: “A kanë të njëjtat të drejta të italianëve edhe familjarët jokomunitarë të shtetasve komunitarë?”

Në konkurset publike duhet të marrin pjesë edhe familjarët jokomunitarë të shtetasve komunitarë që kanë rezidencën në Itali. Këtë pohon Komisioni Europian.

Me një pyetje me shkrim në fillim të janarit, kërkon sqarimin e Brukselit mbi këtë pikë europarlamentarja italiane Debora Serracchiani. Deputetja ngrinte pyetjen nëse “Italia shkelte apo jo detyrimet komunitare duke u ndaluar të huajve jokomunitarë, familjarë të qytetarëve komunitarë me qëndrim të rregullt në Itali, të merrnin pjesë në konkurse për vendet e punës në administratë publike”.

Më 26 mars i është përgjigjur Cecilia Malmstrom, komisare evropiane e Punëve të Brendshme. “Komisioni – shkruan në përgjigjen e saj Malmstrom – është i mendimit që direktiva 28/2004 e Komisionit Europian … u garanton familjarëve jokomunitarë të qytetarëve BE që kanë të drejtën e qëndrimit në një shtet tjetër evropian një trajtim të njëjtë me atë të shtetasve të atij shteti për sa i përket të drejtës së punësimit në sektorin publik, me përjashtim të atyre vendeve që nënkuptojnë ushtrimin e autoritetit dhe përgjegjësisë shtetërore në mbrojtje të interesit të përgjithshëm të shtetit”.

Për të udhëtuar në Europë mjafton viza

Italia vend tërmetesh