in

Sanatoria{br}Brenda 16 nëntorit duhen paguar taksat e prapambetura

Ndërmarrjet kanë afat edhe nesër për të derdhur taksat mbi rrogat e punonjësve për gjashtë muajt e shkuar. Skadenca nuk vlen për familjet që kanë kërkuar legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë

Romë, 15 nëntor 2012 – Mbërrin skadenca e kushtueshme për ndërmarrjet që nga 15 shtatori deri më 15 tetok kanë kërkuar legalizimin e marrëdhënieve të punës me të huaj të punësuar ilegalisht.

Brenda 16 nëntorit duhet të paguajnë taksën IRPEF mbi pagën e punonjësve për periudhën maj-tetor. Pagesa e këtyre taksave të prapambetura është një nga kushtet e dekretit 209/2012 që i hapi rrugën sanatores, por edhe një nga ato kushte që ndikuan më shumë për suksesin e vakët të sanatores.

Skadenca nuk ka të bëjë me rreth 116 mijë familjet që kanë kërkuar legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiake, pasi ato nuk janë të autorizuara t’u mbajnë punonjësve një pjesë nga rroga për t’ia dhënë shtetit si taksa. Pagesën brenda datës 16 duhet ta bëjnë vetëm 18.607 ndërmarrjet që kanë kërkuar legalizimin e punonjësve.

Është e udhës të kujtohet se pagesa e taksave të prapambetura (ashtu si edhe rrogat e kontributet shoqërore) përbën një hap të domosdoshëm për të çuar përpara praktikën e sanatores. Kur të paraqitet në Sportelin Unik bashkë me punonjësin, punëdhënësi duhet të vetëcertifikojë që këto pagesa i ka bërë, në të kundërt, ai rrezikon sanksione ndërsa i huaji nuk merr lejen e qëndrimit.

Elvio Pasca

 

Arrestohen 3 vetë, sekuestrohet 1,6 ton drogë e sjellë nga Shqipëria

Meshari i Gjon Buzukut pret rreth 400 vizitorë në ditë