53-vjeçari Agim Azizaj, në kamionin e të cilit është gjetur sasia e madhe e drogës, po merrte tragetin për Ancona
Tiranë, 9 dhjetor 2012 – Forcat e policisë së kufirit dhe ato të sektorit të antidrogës në Durrës bllokuan sot në mbrëmje një automjet, në të cilin është gjetur një sasi prej rreth 250 kg canabis sativa e fshehur.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur për ATSH-në se droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targë SH 8681 D, që drejtohej nga Agim Ajazaj.
Droga, e fshehur në pjesën e përparme të automjetit, ishte ndarë në pako të mbështjella me natriban dhe sipas të dhënave të para, ka një peshë të përgjithshme prej rreth 250 kg.
Automjeti, që ishte nisur për udhëtim me traget drejt Ankonës është bllokuar, ndërsa drejtuesi 53-vjeçar nga fshati Gruemirë i Shkodrës, është ndaluar nga forcat e policisë. (ATSh)