in

Tiranë. Vritet me plumb në kokë emigranti nga Italia

Agron Dervishi, 36 vjeç, është vrarë me armë në fshatin Mazrek të Tiranës. Dervishi që sapo kishte ardhur nga Italia për të festuar festat e fundvitit, është gjetur pa jetë në timonin e një makine Benz me targa italiane CY 325 SZ, pasditen e 2 janarit.

Sipas burimeve policore, ai është goditur me plumb në kokë, ndoshta në datën 1 janar. Trupi i viktimës është dërguar në morg për autopsinë përmes të cilës duhet përcaktuar fillimisht lloji i armës, me të cilën është qëlluar. Policia, që po heton për zbardhjen e ngjarjes, nuk përjashton që vrasja mund të ketë pasur si shkak larje hesapesh.

Top10 parolacce 2012. Vince “Vada a bordo c…!” rivolta al comandante della Costa Concordia

Sekuestrimi i sipërmarrësit Calevo. Arrestohen dy shqiptarë e kërkohen dy të tjerë