in

L’Aquila. Duhet të përgjigjet për dy vrasje me paramendim Burhan Kapllani

Me aktin e tij, dje Burhan Kapllani jo vetëm u ka marrë jetën dy personave të pafajshëm, Arjeta Boshtit, 35 vjeçe, dhe Shpëtim Hanës, 37 vjeç, por ka lënë pa nënë katër fëmijët e tij, të gjithë në moshë të mitur.

Duket se ka pranuar se ka vrarë të shoqen për xhelozi. E pabesueshme, po të kihet parasysh që çifti ishte i ndarë prej një viti, dhe secili duhet të bënte jetën e vet. Në fakt, Arjeta Boshti, me katër fëmijët e lindur gjatë martesës me Kapllanin, jetonte në San Gregorio me Shpëtim Hanën, me të cilin do të martohej verën e ardhshme.

Nuk ka qenë i këtij mendimi Kapllani, që nuk e ka kapërdirë ndarjen nga e shoqja e jetën e saj të re me dikë tjetër. Ndaj dje është armatosur e me gjak të ftohtë ka pritur që çifti të dilte nga supermerkata e, mes dhjetëra personash, ka shtënë dy herë: një plumb gruas e një tjetër të fejuarit të saj. Fillimisht është larguar, pastaj ka ndërruar mendim, është ndalur e u ka telefonuar karabinierëve, që brenda pak minutave e kanë arrestuar pak metra nga vendi i krimit.

Tani është mbyllur në burg dhe duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për dy vrasje me paramendim.

 

El Mundo: “Të jetosh në Manhattan ose me Berlusconin, privilegj i Shqipërisë së varfër”

Il PD: “Nuovi italiani in Parlamento? Rispecchiano l’Italia reale”