in

Bie numri i pasagjerëve që fluturojnë në Rinas

Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, në vitin 2012 kanë fluturuar në Rinas 8,4% më pak pasagjesë së në vitin 2011. Efektet e krizës kanë kompensuar e kapërcyer ato të liberalizimit të vizave. Ashtu si në vitin 2011, Belle Air është kompania që ka transportuar më shumë pasagjerë

Romë, 1 shkurt 2013 – Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) pësoi një rënie vjetore me 8,4% në vitin 2012: vitin e shkuar kanë udhëtuar në 1.665.331 pasagjerë fluturuan nga TIA në krahasim me 1.817.073 pasagjerë në vitin 2011.

Kjo është rënia e parë vjetore në trafikun e pasagjerëve të rregjistruar në aeroport si pasojë e krizës në fushën e fluturimeve apo të bizneseve në eurozonë, thonë zyrtarët e aeroportit.

Ndërkohë, lëvizjet e trafikut ajror (ATM-të) ranë me 10,7% në krahasim me vitin 2011, ndërkohë që dërgesa e mallrave, një tregues i cili monitoron shëndetin e ekonomisë, ra me 14,%.  

“Duhet theksuar se viti 2011 ishte një vit i veçantë, kryesisht për shkak të rritjes në shifrat e pasagjerëve pas liberalizimit të vizave. Ne kemi qenë të vetëdijshëm se një rritje e tillë nuk do të mund të përsëritej në vitin 2012,” është shprehur Andrea Gebbeken, Drejtoresha Ekzekutive e TIA-s. “Krahasuar me vitin 2010, vit që parapriu hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave, ne kemi parë një rritje prej 8%,” shtoi ajo.

Në vitin 2012, linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë nga dhe për në Tiranë kanë qenë Belle Air (50,1%), Alitalia (9,6%), Air One (9,6%), Austrian Airlines (8,1%) dhe Turkish Airlines (5,5%). Ndërsa pikat më të frekuentuara si vendmbërritje përfundimtare ose transferimi mbeten Roma, Milano, Vjena, Londra dhe Pisa. Aktualisht, dymbëdhjetë linja ajrore fluturojnë për dhe nga Aeroporti i Rinasit, që lidh kryeqytetin shqiptar direkt me 32 vendmbërritje.

Pavarësisht numrit të pasagjerëve në rënie, drejtuesit e aeroportit konsiderojnë pozitivë arritjet e deritanishme, dhe për të ardhmen.

Un figlio maggiorenne può rinnovare il permesso per motivi familiari?

“Incinta e senza permesso di soggiorno. Possono espellermi?”