Ministri i jashtëm italian Giulio Terzi, ai shqiptar Edmond Panariti dhe ai grek Dimitris Avramopoulos, do të nënshkruajnë në Athinë marrëveshjen përfundimtare për realizimin e Trans-Adriatic Pipeline
Romë, 6 shkurt 2013 – Përfaqësuesit e Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë do të nënshkruajnë të mërkurën e ardhshme, më 13 shkurt, në Athinë, marrëveshjen përfundimtare për realizimin e Trans-Adriatic Pipeline, TAP, gazsjellësi për transportimin e gazit natyror nga Azerbajxhani në Itali e që do të kalojë përmes Greqisë e Shqipërisë. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, lajmin e ka dhënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke.
TAP është projekti konkurrent i Nabucco Ëest, që të dy ‘në garë’ për të ashtuquajturin Korridori Juor i konsorciumit Shah Deniz.
Në linja të përgjithshme, marrëveshja për realizimin e TAP-it është arritur në Neë York më 27 shtator 2012, ku pas asemblesë së 67-të të OKB-së, ministri i jashtëm italian Giulio Terzi, ai shqiptar Edmond Panariti dhe ai grek Dimitris Avramopoulos, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.
Sipas të trija vendeve nënshkruese, TAP është i një rëndësie strategjike, asi zhvillimi i interkoneksionit të sistemeve të transportit të gazit do të rrisë sigurinë e furnizimit si edhe diversifikimin e burimeve e të trajektoreve.
Aksionerët kryesorë të projektit TAP janë kompania zvicerane Axpo (42,5%) norvegjezja Statoil (42,5%) dhe ajo gjermane E.ON Ruhrgas (15%). Ndërsa projekti rival Nabucco Ëest ka për aksionerë austriaken OMV, gjermanen RËE, hungarezen MOL dhe shoqërinë turke Botas.