in

Berisha e Topalli në Meshën inaugurale të Pontifikatit të Papa Françeskut

Rreth 130 delegacione me krerë shtetesh dhe qeverish në sheshin Shën Pjetër në Romë për të marrë pjesë në meshën e inaugurimit të Papa Françeskut, në prani të qindra mijëra besimtarëve.

Mes të pranishmëve figurojnë zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto dhe homologu i tij kilian, Sebastian Pinera. Të pranishëm edhekancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri francez, Jean-Marc Ayrault dhe homologu i tij spanjoll, Mariano Rajoy. Për sa i përket Bashkimit Evropian do të përfaqësohet nga kryetarët e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy dhe ai Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Nga Shqipëria, të pranishëm në Meshën e inaugurimit të Papës edhe kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Topalli.

Edhe flamuri shqiptar në sheshin Shën Pjetër mes qindra të tjerëve

Grosseto. Zhduket në det zhytësi 26-vjeçar

Lavoratori stagionali. Il decreto flussi e la circolare esplicativa