in

Studentët e huaj. Nisin regjistrimet në vendlindje

Kërkesat pranë konsullatave italiane në atdhe brenda datës 21 qershor. Në internet vendet e lira në dispozicion. Kush do të studiojë mjekësi, odontoiatri, arkitekturë dhe veterinari do të vijë në Itali që në korrik për të bërë provimin e hyrjes

Romë, 21 mars 2013 – Ka nisur më parë se vitet e shkuara gara e të rinjve që jetojnë në vendet e tyre e që dëshirojnë të ndjekin shkollën e lartë në Itali.

Nga 21 marsi deri më 21 qershor maturantët mund të paraqesin kërkesë pararegjistrimi pranë konsullatave italiane në vendlindje. më parë, ama, duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të lira të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik.
(Këtu gjeni udhëzimet dhe formularët)

Më parë, kërkesat paraqiteshin duke nisur nga maji, por vendimi i ministrit Francesco Profumo të afronte në korrik datë të testit të hyrjes për fakultetet me numër të mbyllur studentësh bëri të nevojshme edhe disa ndryshime në kalendarin e regjistrimeve dhe të provimit të gjuhës.

U jepet përparësi të gjithë atyre që ëndërrojnë të bëhen mjekë, dentistëm arkitektë dhe veterinerë. Për ta, provimi i italishtes është caktuar për në 22 korrik, ndërsa testi i hyrjes për në 23, 24 dhe 25 korrik. Për t’u mundësuar të gjithë këtyre të gjenden në Itali për në ato data, përfaqësitë diplomatike italianë duhet t’u lëshojnë vizën e hyrjes këtyre studentëve deri më 15 korrik.

Më shumë kohë në dispozicion për studentët e fakulteteve të tjera apo për të gjithë ata që zgjedhin konservatorët e akademitë. Prova e italishtes për ta është fiksuar për në 3 shtator dhe vizat e hyrjes do të lëshohen nga konsullatat në fund të gushtit.

Edhe kush zgjedh të ndjekë kurse diplomimi të lartë për Profesionet Shëndetësore (infermierë, mami, fizioterapistë) do të marrë vizën në fund të gushtit e do të bëjë provimin e gjuhës më 3 shtator, pasi provimin e hyrjes duhet ta bëjnë më 4 shtator.

Duhet thënë që universitetet italiane nuk janë shumë “tërheqëse”. Studentët e huaj në Itali përfaqësojnë vetëm 3,8% të të regjistruarve, kundrejt një vlere mesatare europiane që është 8,6%, për të mos folur për 21,6% në Mbretërinë e Bashkuar apo 10,7% në Gjermani. Mbeten gjithmonë në vend të parë studentët shqiptarë me 11.668 të regjistruar (në vitin shkollor 2010-2011), edhe pse vërehet një rënie e ardhjeve të studentëve nga Shqipëria.

Sipas një studimi të European Migration Network Italy, numri i ulët i studentëve të huaj përcaktohet kryesisht nga vështirësitë administrative që ata hasin në Itali për të marrë e përtërirë lejen e qëndrimit, për mekanizmin e vështirë të njohjes së diplomave të studimit të marra jashtë Italisë, për vendet e pakta në dispozicion në konviktet e studentëve, për bursat e pamjaftueshme të studimit apo për mungesën e kurseve në gjuhën angleze.

Elvio Pasca

Lexo (në italisht) udhëzimet dhe formularët e botuar nga ministria e Arsimit

 

 

Aksident në punë. Bie nga shtatë metra lartësi, në gjendje të rëndë 35-vjeçari

Studentët e ardhshëm shqiptarë në Itali. Ambasada italiane informon