in

Im bir ka lindur në Itali, a mund të bëhet italian?

Jetoj prej shumë vitesh në Itali. Djali është 16 vjeç dhe ka lindur këtu, a mund të marrë shtetësinë italiane?

Po, yt bir mund të marrë shtetësinë italiane por duhet të presë sa të mbushë tetëmbëdhjetë vjeç.
Sipas ligjit italian kush lind këtu nga prindër të huaj (që të dy) nuk e fiton shtetësinë italiane automatikisht sapo lind, por mban atë të prindërve të tij. Vetëm kur mbush tetëmbëdhjetë vjeç, kush ka lindur në Itali dhe ka qenë gjithmonë rezident këtu mund ta kërkojë shtetësinë italiane, duke u paraqitur në Zyrën e gjendjes Civile brenda një viti nga mbushja e moshës madhore.
Në këtë rast, shtetësia i njihet, mjaft që të shprehë këtë vullnet përpara nëpunësit të Gjendjes Civile para mbushjes së nëntëmbëdhjetë vjeçëve.

Yt bir duhet të tregojë se ka pasur gjithnjë rezidencën në Itali, pa asnjë ndërprerje deri në atë çast. Praktikisht duhet të certifikohet regjistrimi në zyrën Gjendjes Civile që nga çasti i lindjes në Itali dhe pajisja më leje qëndrimi, e shënuar në atë të prindërve.
Shpesh ndodh që prindërit të jenë vonuar në vënien e emrit të fëmijës në lejeqëndrimin e tyre apo në regjistrimin e tyre në regjistrin e popullsisë së komunës së rezidencës, dhe një gjë e tillë mund të bëjë të pamundur marrjen e shtetësisë të bijve.

Ministria e Brendshme, për të lehtësuar ata që paraqesin kërkesat, lidhur me rezidencën legale, me një qarkore, ka udhëzuar nëpunësit e Gjendjes Civile të vlerësojnë me elasticitet kriterin e rezidencës së pandërprerë, duke përcaktuar që në rast ndërprerjeje të rezidencës legale apo të regjistrimit me vonesë të lindjes, të merren parasysh, si provë e qëndrimit në territorin italian edhe certifikata mjekësore, si vaksinimet, apo edhe certifikatat shkollore.
Natyrisht regjistrimi në regjistrin e popullsisë duhet të lidhet me çastin e lindjes dhe kjo e fundit duhet të jetë deklaruar në mënyrë të rregullt pranë komunës italiane nga të paktën një prej prindërve, rezident i rregullt në Itali.

Kërkesa për njohjen e shtetësisë italiane duhet të paraqitet, duke përpiluar një formular të posaçëm, në zyrën e Gjendjes Civile të komunës së rezidencës.

Me përmbylljen e praktikës, Zyra do t’i komunikojë menjëherë qytetarit të interesuar vendimin e saj. Nëpunësi i Gjendjes Civile, pasi verifikon përmbushjen e kritereve, procedon me regjistrimin e qytetarit të ri italian në regjistrat e Gjendjes Civile. Në këtë rast nuk parashikohet humbja e shtetësisë së prindërve. Qytetari konsiderohet italian nga e nesërmja e ditës kur deklaron vullnetin e tij për t’u bërë shtetas italian.

Avv. Mariangela Lioy

Pres të më lëshojnë lejeqëndrimin e parë, mund të kërkoj patentën?

Kledi Kadiu: “Jam artist, jo sex-symbol”