in

SEL: “Të hiqet vepra penale e klandestinitetit”. Propozim në Dhomën e deputetëve

E kanë nënshkruar Daniele Farina dhe të gjithë deputetët e tjerë të partisë së Vendolës. Ka vetëm një nen, që shfuqizon “veprën penale të hyrjes dhe të qëndrimit të palligjshëm në territorin italian” të futur nga qendra e djathtë në vitin 2009

Romë, 5 prill 2013 – “Propozimi ynë i parë ligjor konsiston në shfuqizimin e ligjit famëkeq Bossi-Fini dhe të ligjeve të tjera pasuese që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë kushtet e emigrantëve, duke shkelur të drejtat themelore njerëzore, siç është për shembull ligji që parashikon veprën penale të klanestinitetit…”. Kështu është shkruar në programin me të cilin Sinistra Ecologia e Libertà u paraqit në zgjedhjet e fundit.

Bazuar në atë premtim, partia e Vendolës këtë fillimprilli ka depozituar në Dhomën e Deputetëve një projektligj për shfuqizimin e “veprës penale të hyrjes dhe të qëndrimit të palligjshëm në territorin e Shtetit” të futur nga qeveria PdL dhe Lega në vitin 2009, me një nga ligjet mbi sigurinë.

Propozimi i SEL-it, me firmëtar të parë Daniele Farinën, ka vetëm një nen që thotë: “Neni 10-bis i tekstit unik i dispozitave mbi disiplinën e imigracionit dhe normat mbi të huajt, për të cilat flet dekreti legjislativ nr. 286 i 25 korrikut 1998, shfuqizohet”. Është një fjali e vetme që zhduk një nga bastionet e politikave mbi imigracionin të qeverisë së fundit të qendrës së djathtë: zgjdhejen e transformimit të qindra mijëra personave në kriminelë.

Ajo vepër penale, kujtohet në premisën e projektligjit, “sjell që të gjithë zyrtarët shtetërorë dhe të ngarkuarit për të ofruar shërbim publik. Të jenë të detyruar të padisin personin që kanë përballë nëse është “fajtor” për mospasjen e dokumenteve të qëndrimit”. Vepra penale ka sjellë gjithashtu edhe “burgosjen e mëse 3 mijë personave”.

Deputetët e SEL-it e konsiderojnë veprën penale të klandestinitetit antikushtetuese dhe në kundërshtim me normat europiane, sepse ndëshkon “personin jo për rrjedhojë të një sjelljeje të tij në kundërshtim me ligjin, por vetëm sepse nuk ka lejen e qëndrimit”. E kërkojnë nga Parlamenti një ligj mbi imigracionin “jashtë logjikës së emergjencës dhe të frikës nga e ndryshmja, e që të bazohet mbi respektin e të drejtave kushtetuese të personave dhe mbi zgjidhje të mundshme në të mirë të bashkëjetesës civile”.

EP / Red. Shqiptari i Italisë

Kufomë në brigjet kroate. Dyshohet të jetë e 62-vjeçarit Rexhepaj, i zhdukur prej tre javësh

Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione